• |
ide | kryesore

Jona Spahiu publikon foton e parë shtatëzanë

Paparazzi, Slider



Si fillim u zbulua lidhja me partnerin, tashmë bashkëshortin e saj, Frenkli Ymeri. Më pas u tha se Jona është shtatzënë, megjithatë ajo nuk preferoi asnjëherë të fliste. Gjatë gjithë kësaj kohe moderatorja simpatike është munduar gjithmonë ta fshehë barkun e saj të rrumbullakosur. Nëpër evente ajo ka veshur gjithmonë fustane të gjera, por në dasmën e saj fustani nuk mundi ta fshihte më, sepse dallohej lehtësisht.

Megjithatë më në fund, Jona ka vendosur ta shfaqë publikisht shtatzëninë e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi që vjen nga muaji i mjaltit në Ibiza dhe dallohet qartësisht barku që ka marrë formën e rrumbullakosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *