• |
ide | kryesore

Kim Kardashian surprizon Khloe për ditëlindje, publikon foton e vajzave (FOTO)

Paparazzi, Slider



 Khloe Kardashian dje ka festuar 34-vjetorin e lindjes. Ajo është bashkuar me familjen e saj dhe ka qenë Kim Kardashian e cila së bashku me urimin për motrën na ka treguar për herë të parë një foto të vajzave të tyre së bashku të cilat siç e shihni ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.

Ajo ka postuar në Instagram një urim mjaft emocionues ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen një nga shpirtrat e mi më të preferuar në këtë planet Khloe Kardashian. Këtë vit ti ke treguar forcën tënde si askush tjetër, unë të admiroj sepse ti gjithmonë ndjek zemrën. Të dua shumë kur të shoh si nënë dhe pres me padurim vitet që do të vijnë. Lë të festojmë sot, të dua në pafundësi.” – kanë qenë fjalët e Kim Kardashian West e cila i ka ëmbëlsuar edhe më shumë me këtë  foto të motrave me vajzat e tyre që në krah po i  mban Khloe.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *