• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Pse u lumturua Rama nga refuzimi i KE-së për hapjen e negociatave

Arkiva



Në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama është njeriu më i lumtur pasi nuk u hapën negociatat.

Sipas kryetares së LSI, Ramës nuk i interesonte hapja e negociatave pasi kjo do të thoshte më shumë rregulla për qeverisjen.

Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës, se opozita ka punuar kundër hapjes së negociatave, Kryemadhi u shpreh se opozita e bashkuar i ka kërkuar ndërkombëtare hapjen e tyre.

“Opozita në mënyrë unisone i ka çuar letër komisionerit Hahn për hapjen e negociatave. Vendimi për negociatat s’ka të bëjë me Ramën, ishte për shqiptarët. Njeriu më i lumtur për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Vetë Ramës nuk i intereson. Hapja e negociatave do të thotë rregulla për qeverisjen. Reagimi i këtij njeriu…Ose ky nuk është normal ose është djalli vetë”, – u shpreh Kryemadhi.

Lidhur me optimizmin e shprehur nga komisioneri Johannes Hahn për progresin e Shqipërisë, Kryemadhi tha se është një mbulim për realitetin e hidhur. Kryetarja e LSI-së bëri edhe ndërkombëtarët shkaktarë të situatës në Shqipëri.

“Nuk e shoh entuziazëm por më shumë një cover për të mbuluar një realitet të hidhur. Edhe ndërkombëtarët janë pak shkaktarë të situatës në Shqipëri. Për hir të së vërtetës 8 kushte që na janë vendosur opozita ka më shumë se 1 vit që i artikulon por në institucionet ndërkombëtare raportet nuk kanë qenë të sakta”, tha Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *