• |
ide | kryesore

Kryeministri i Maqedonisë: Nesër marrim ftesën për anëtarësimin në NATO

Lajme



Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi sot se ditën e nesërme, të premten, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe pret të marrë ftesën për anëtarësim të plotë në NATO të Maqedonisë.

Zoran Zaev ka thënë se pas takimit me Stoltenberg, pret që të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp, ku do të bëhet publike ftesa për anëtarësim në aleancë.

Kryeministri Zaev ka deklaruar se pret që kuvendet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, ta ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e vendit në këtë aleancë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *