• |
ide | kryesore

LSI bojkoton debatin në parlament: Nuk bëhemi pjesë e farsës

Lajme, Të fundit



LSI ka bërë një lëvizje të papritur në seancën parlamentare të së enjtes. Ndërsa po diskutohej vendimi i ministrave të jashtëm të BE për çështjen e çeljes së negociatave ka marrë fjalën deputeti i LSI-së, Luan Rama. Ai tha se kjo çështje meritonte një debat të përgjegjshëm nga forcat politike dhe jo një farsë.

“Deputetët e LSI refuzojnë të bëhen pjesë e kësaj farse. Këtu u bë debati “më the”, “të thashë”. Nuk mund të fshihet e vërteta pas farsave për të keqen që vjen më pas. E keqja nuk është te pallati i drejtësisë, por te pallati i kryeministrisë dhe ne refuzojmë të vazhdojmë më tej këtë debat” – tha Rama duke dalë nga salla.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *