• |
ide | kryesore

Miku i Tom Cruise sulmon Scarlett Johansson,’Ti bëre audicion për të dalë me të’

Paparazzi, Slider



Brendan Tighe, një ish anëtar i scientologjisë, (sektit pjesë e të cilit ishte edhe Tom Cruise) e ka akuzuar aktoren e ‘Avengers’ se ka qenë në listën e femrave që kanë bërë audicion për t’u shoqëruar me Tom Cruise pas ndarjes së këtij të fundit nga Nicole Kidman. Scarlett Johansson ka mohuar që një gjë e tillë të ketë ndodhur duke thënë për Hollywood Reporter se ‘vetëm dikush si Brendan Tighe do të dilte me një ide kaq të çmendur’. Tighe, një anëtar i njësisë së sigurisë gjatë kohës që Cruise ishte përkrahës i scientologjisë, tha se kishte gjetur raporte të femrave që kishin bërë audicion për të qenë në një lidhje me aktorin, njëra prej të cilave ishte edhe Johansson.

‘Thjesht idea e çdokujt që bën audicion për t’u lidhur me dikë është kaq poshtëruese. Unë refuzoj që kushdo të shpërndajë idenë se mua më mungon integriteti për t’i zgjedhur vetë lidhjet e mia” ka thene ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *