• |
ide | kryesore

Negociatat/ Flet zëdhënësja e Komisionit Europian: Do të nisim punën përgatitore me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha se menjëherë pas vendimit të Këshillit Europian, Komisioni do të nisë punën përgatitore me Shqipërinë ose siç njihet ndryshe procesi screening. Koçijançiç tha gjithashtu se Komisioni do të vijojë angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet për reformat si përgatitje për të hapur negociatat.

Pas vendimit të vështirë pas orëve të gjata të diskutimit, Shqipërisë i është dhënë një shans i ri për në qershor të vitit 2019 për të hapur negociatat duke përmbushur njëkohësisht edhe kërkesat e Këshillit Europian në këtë kohë.

Komisioni do të vijojë angazhimin për të shoqëruar Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në përpjekjet e tyre për reforma, në përgatitjen e tyre për të hapur negociatat e pranimit në qershor 2019. Në këtë kontekst, Komisioni do të fillojë punën e nevojshme përgatitore. Kjo përfshin kontrollin teknik të legjislacionit (screening) si dhe përgatitjen e kornizës së negociatave.” – tha Koçijançiç për Ora News.

Procesi i njohur Screening është një ushtrim tërësor që udhëhiqet nga Komisioni, për të përgatitur negociatat për anëtarësim. Ky proces i jep mundësi vendit kandidat për t’u përshtatur më tej me legjislacionin europian dhe lejon Komisionin të vlerësojë përgatitjen e vendeve kandidate.

Tipikisht, ky proces zgjat më shumë se 1 vit dhe siguron një bazë të qëndrueshme për vendimin që do të marrin vendet anëtare për kapitujt dhe negociatave për anëtarësim.



5 Comments

  1. o serbe bastarde edhe kerpesh e litar si lopes ti vesh rames,tahirit,xhafes,balles ata nuk kuptojn,prap mbesin derra.mjaft me genjeshtra oergaditen per shkoll vetem psikopatet e shizofrenet.fenmijet normal shkojn ne qerdhe,shkoll,etj pa pregaditja .pes vite e nuk kaluan nji klas qelbesirat rama,ruqi xhafa e ti don ti shkollon.ik pirdhu se bashku me lu e vllahutin.

    1. populli shqiptare priti kete vit tali loj mbaroj ,askush nuk mund te na fusin me zor ne evrope,evropa e dinte gjendjen qe pa shkaktuar nder shqiptare per 1 shekull,dhe duke ditur mundesit e gjendjen ,me kete zgjatje lexohet si proces asimilimi kombetare ,perderi sa nuk vendosi proces te bashkimit kombetare venien te te drejtave ne vend cdemtimin historik dhe cmontimin e padrejtesise qe ka montuar ne vend ne nje shekull,kjo eshte dobia qe mund te na behej por demi ndaj nesh thellohet ,zoterinje evropian ,shqiptaret me mire jane te vdekur ne vendin e vet ,sikur buk that te hajne se me ju te mashtruar dhe shkatrruar ,shqiptaret nuk kan nevoje me as per evropen as ket klas politike ,por per te verteten ullheqes te drejte parimore qe popullit i japin zgjillje tani ,nje i ngjajme rruges drejt evropes si ajo maqina tatpjete qe jan keputur frenat dhe shoferi thot jo jemi normal,ne nuk jemi pjes e evropes as peng i evropes dhe as te mbajme padrejtesit e evropes evropa ska nevoje te na jape me leksione demokracie ne as na zgjill korrupsionin derkohe kur cdo te keqe na e mbollen ne mezin tone per 1 shekull ,evropa shqiptareveu ka borxh historik shum ku cmimi i rritet cdo dite,faleminderit zoterinje shkoni dhe gjeni nxenes ne klasen e pare tu beni mesim por jo me kombit ilir ,perfundimisht evropa i humbi shqiptaret por shqiptaret po shpetojne nga keto kthetra

  2. Përse nxirret këtu deklarata e zëdhënëses së Mogherinit apo qoftë edhe Komisionit Europian që pati dalë me vendimin që me Shqipërinë duhet të fillonin negociatat e integrimit pa kushte në fund të qershorit ?
    Sot nuk është vëndi për të dëgjuar zëdhënësit e këtij rekomandimi që është hedhur poshtë nga Këshilli i Europës.
    Kjo zonja zëdhënëse me mbaresën e mbiemrit Çiç, duhej të dilte para shqiptarëve e t’ju kërkonte falje se pse i ka mashtruar.
    Këshilli i Europës jo vetëm i përsëriti kushtet e pa plotësuara nga qeveria shqiptare, por nga 5 ato u bënë 13.
    Jam i bindur se në qershor të vitit të ardhshëm, pas zgjedhjeve të parlamentit europian, këto kushte do të shtohen shumë më tepër nëse në Shqipëri do të vazhdojë të qeverisë Edi Rama.

  3. Per ty specialistin e mbaersave Cic, Vic, Xhic,……
    Per sa kohe do te jete aktiv i biri i Karaxhicit Europa do te jete e veshtire per Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *