• |
ide | kryesore

Përplasja me armë mes dy grupeve rivale në Tiranë, tre të plagosur, njëri rëndë

Lajme, Të fundit



Një luftë e vërtetë me armë ka tronditur lagjen “Kinostudio” në kryeqytet, mesnatën e kësaj të enjte. Një konflikt me armë i nisur mes dy grupesh rivale në një lokal bastesh, ka vazhduar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke lënë në vendngjarje rreth 20 gëzhoja.

Nga informacionet paraprake si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët u transportuan në spitalin e traumës me mjetet e rastit. Banorët e lagjes të shokuar nga breshëritë e plumbave kanë lajmëruar policinë e cila mbëriti në vendin e ngjarjes.

Pas vendosjes së shiritit të sigurisë është bërë fiksimi i provave, si edhe shoqërimi në Komisariatin nr.4 të dëshmitarëve okularë, si edhe të personave që kanë dijeni. Po ashtu është ushtruar kontroll në banesat e disa prej të dyshuarve si autorë.

Mësohet se motivi i kësaj ngjarje lidhet me tregun e narkotikëve, dhe përplasja ka ndodhur mes 2 grupeve rivale për teritorret e shitjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *