• |
ide | kryesore

Rama ikën nga parlamenti kur flet Basha, kreu i PD-së: Nuk e mbajnë leqet!

Lajme, Të fundit



Në kuvend sot nuk ka pasur debat për negociatat, mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kryeministri u largua nga salla e parlamentit pasi mbajti një fjalë të shkurtër. “Nuk e mbajnë leqet” u shpreh Basha, ndërsa komentonte ikjen e Edi Ramës nga salla e parlamentit.

Më pas, Basha e akuzoi kryeministrin si shkaktarin kryesor për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, pasi ai tradhtoi interesat e shqiptarëve duke marrë në mbrojtje interesat e Habilajve, Tahirit, Xhafajt e të tjerëve me radhë me të culët ka lidhur fatin e tij politik dhe personal.

“Derisa të ngrihemi e të marrim fatin në duart tona, deri në atë moment ky do të vazhdojë t’ju fyejë në lëndina e në qytete me një gjuhë rrugaçi, që askush nuk e ka dëgjuar nga një kryeministër do të vazhdojë t’ju shesë sapunin për djathë, moshapjen e negociatave për hapje negociatash, kriminelët për ministra, hajdutët për ministra ekonomie, pasigurinë në rrugë e shkolla si gjendjen më normale në botë, arsimin në ditën më të zezë si arritje speciale të Rilindjes” – iu drejtua Basha shqiptarëve nga foltoja e Kuvendit.

“Sot dhe nesër është mbledhja e KE, askush përveç këshillit s’mund të hapë negociatat. Të hënën dhe të martën, këshilli mori në shqyrtim rekomandimin pa kushte për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Në muajt paraardhës, Edi Rama mori rrugët e Europës duke rrahur gjoksin, se në Shqipëri nuk ka më krim, nuk ka drogë, nuk ka ministra të lidhur me krimin, nuk ka lidhje të krimit me qeverinë. Edhe ne shkuam kryeqytet më kryeqytet, në veçanti aty ku polcitë e vendeve anëtare atu ku e dinë se tre gjëra janë rritur në 5 vite që Rama ka qenë kryeministër: eksporti i krimit shqiptar, eksporti i drogës shqiptare, eksporti i azilkërkuesve shqiptarë. Si e kërkoni ju hapjen e negociatave. 

Rama ka kërcënuar me Rusi, Kinë, ekstremizëm e cdo lloj kërcënimi por nuk ka bërë detyrën, ka bërë atë që bën me gangsterët kur vjedh votat, por përgjigjen e ka marrë të qartë, në Evropë shkohet vetëm me të vërtetën dhe e vërteta është që nuk ka hapje negociatash, nëse kushtet nuk plotësohen nuk ka prapë hapje negociatash. Janë 13 kushte tashmë.

Në korrik komisioni nuk vjen të krehë bishtin Ramës, por për të kontrolluar kushtet, sa kohë të kemi MB që mbron vëllanë, sa kohë të kemi ish ministin në liri se Rama tmerrohet se nëse shkon atje ku e ka vendin dhe bilbilos për rolin e Ramës lidhur me drogën.

Esad, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një, që tradhtoi interesin e shqiptarëve për Habiljat, Balialajt, Xhafajt, Tahirit, një grusht kriminelësh me të cilët ka lidhur fatin e vet politik dhe personal.

BE nuk i hap negociatat sa kohë që krimi e droga janë produkt i vetëm i kësaj qeverie, nuk i jep dritën jeshile kryeministri që është faktuar si tutor i krimit” u shpreh Basha.



2 Comments

  1. jo se nuk e mbajne leqet, por e di pazarin qe ka bere me ty o Lule e vyshkur pa celur. Ti po e tradheton kauzen e opozites. Kushdo tjeter te kishte qene ne krye te PD do ta kishte larguar ate nga pushteti me gjithe keto skandale.Ta mbylli gojen me 14 milionshin e kunatit keshtu qe vazhdo e leh se per te kafshuar ske shans

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *