• |
ide | kryesore

Shkëmbim zjarri në Tiranë, arrestohet 29 vjeçari Ervis Bano

Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga një person pas hetimeve lidhur me përplasjen me armë gjatë natës pranë ish Kinostudios në Tiranë, ku mbetën tre persona të plagosur. Sipas policisë ne pranga u vu shtetasi Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet per “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, ndërkohë që gjithsej janë shoqëruar në polici 23 veta.

Njoftimi i policise

Arrestohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës një 29 vjeçar, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar shtetasit J. M., 26 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç (me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale).

Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal).

Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *