• |
ide | kryesore

Si po i gënjen Erion Veliaj artistët me projektligjin për Teatrin, asnjë ndryshim me propozimin e vjetër

Lajme, Të fundit



Projektligji i ri i teatrit i miratuar dje nga qeveria është i njëjtë me projektligjin që ka hartuar Ministria e Kulturës në fillim të qershorit, në ndryshim nga propaganda qeveritare dhe nga deklaratat e Kryebashkiakut Veliaj se projektligji i ri reflekton bisedimet me artistët dhe qytetarët.

Projektligji i hartuar në 8 qershor dhe ai i miratuar dje nga qeveria parashikojnë kalimin e tokës publike tek kompania private Fusha shpk, ndërtimin e Teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave rreth tij.

Sipas të dyja projektligjeve:

1.Në ndërtesën e Teatrit Kombëtar nuk do të kishte ndërtim tjetër sipër. Projekti i studios BIG dhe Fusha shpk, i bërë publik prej kohësh nuk parashikonte ndërtim sipër teatrit, por kulla shumëkatëshe përreth tij. Në projektligjin e ri, qeveria e ka specifikuar faktin që mbi godinën e teatrit nuk do të ketë godinë tjetër, duke ia shitur këtë artistëve si lëshim për kërkesat e tyre.

2.Toka publike në pronësi të Bashkisë Tiranë do të shpronësohet me negocim direkt me një kompani të vetme të paracaktuar, Fusha shpk, përmes këtij ligji të veçantë. Ky i ligj i jep të drejtë kompanisë të mos i nënshtrohet procedurave të prokurimit publik, apo atyre të partneritetit publik-privat.

3.Komisioni që do të negociojë me kompaninë Fusha do të drejtohet nga Kryebashkiaku Veliaj. Bashkia Tiranë do të luajë rolin e “sekretares” së kompanisë Fusha shpk sepse do të jetë kompania Fusha shpk ajo që do të diktojë termat e referencës së kontratës, pra çdo term dhe kusht:

“Neni 8, pika 1: Kontrata ndërmjet pronarit-shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha”, sh.p.k., sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës.”

4.Kompania Fusha shpk do të përfitojë truallin publik në pronësi të Ministrisë së Kulturës ku ndodhet sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Ekserimental, si dhe tokën në pronësi të Bashkisë Tiranë ku sot ndodhet një parkim.

Sipas projektit, sipërfaqja që do të zërë godina e re e Teatrit do të jetë më e vogël se njolla aktuale. Teatri i ri do të ketë një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë, ndërsa 4500 metra katrorë tokë publike në pronësi të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë do t’i falen Fusha shpk-së./ Exit.al



3 Comments

  1. ahaha .. ngele me gishtin ne goje o Bushat. Hiken dhe keta dhe te lane vetem. Vetem ti me ato anal_izat e tua dhe me ato shtremberimet e lajmeve , pa folur per lajmet e rreme, po mban flamurin opozitar kunder Rames.

    Hiiiikeee plaku Mere , me gjith tespi e Tosun Bac.

    Kushedi sa nete do rrish pa gjume nga inati qe Veliaj ja arriti ta vere ket pune ne vije.

  2. Per shokun Merdo me siper qe pasi perdoer 2-3 batuta si shefi suprem, “harron” te komentoje per pikat e meposhtme:
    1. A nuk eshte korrupsion fakri qe me sebepin e teatrit, do ndertohen 6 kulla?
    2. A nuk eshte korrupsion fakti qe ndertuesi perzgjidhet pa gare?
    3. A nuk eshte korrupsion fakti qe investimi i KM dhe kryetarit te bashkise per kete ceshtje, ka qene tejet maksimal?
    Kur t’i japesh pergjigje ketyre, atehere bej ANAL-iza spece me batuta bajate.
    Apo ku mban goja ere nga bytha e rilindjes qe lepini cdo dite?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *