• |
ide | kryesore

Të arrestuarit për 3.4 milion eurot në Toyota, flet avokati: Janë viktima, nuk e bëjnë dot trafikun e parave

Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit vendosi t’i lërë në burg 4 të arrestuarit për 3.4 milion eurot e gjetura në dy automjetet tip Toyota. Ndërkohë, avokati Saimir Vishaj është shprehur se të arrestuarit janë viktima.

Në një prononcim për mediat pas vendimit të Gjykatës, Vishaj ngre disa pikëpyetje, ndërsa thekson se është e paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave.

Të katër personat u lanë në burg. Të arrestuarit janë viktima në këtë rast. Askush nuk thotë ku janë futur paratë në Belgjikë apo Itali. E paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave” – deklaroi ndër të tjera Vishaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *