• |
ide | kryesore

Video/ Jerry Mina futbollisti që me një gol kualifikoi dy Kombëtare

Rusi 2018, Sport, Video



Kolumbia fiton Grupin H dhe, të pakën, në fund të fazës së grupeve, favoritët u kthyen të justifikojnë pritshmëritë. Dy ndeshje të ndërlidhura që përcaktonin fatet e skuadrave që do të shkonin në 16 më të mirat dhe nëse goli i Yerri Mina i dhuroi Jose Pekerman vendin e parë të grupit, i dha gjithashtu të drejtën edhe Japonisë të avanconte në 1/8 pavarësisht humbjes me Poloninë
Mbrojtësi tregohet edhe njëherë deciziv për Cafeteros, duke shënuar me kokë golin deciziv në minutën e 74, në zhvillimet e një goditje këndi. Pekerman i gëzohet në këtë mënyrë një strategjie pritje, edhe pse duhet të shqetësohet për kondicionin e James Rodriguez, i zëvendësuar në të 31′.
Senegali priti shumë një barazim, ndoshta edhe mendoi se mund të ruante pikën që me humbjen e Japonisë do ti jepte vendin e parë në grup. Por zgjedhja e teknikut Cisse i dha dorë të lirë kolumbianëve në Samara Arena që të kërkonin fitoren aq të rëndësishme. Afrikanët luanin për dy rezultate kundër amerikanolatinëve, por në fund nuk mundën të marrin asgjë sepse me golavarazhin e barabartë me japonezët dhe ndeshjen direkte të mbyllur 2-2, Senegalin e nxorrën jashtë Rusi 2018 kartonët e verdhë.

Në 1/8 Japonisë i duhet më shumë se sa vetëm fati…

Japonia luante vërtetë kundër Polonisë së eleminuar, por përpara startit të ndeshjeve në grup, skuadra e Nawalkës ishte ndër favoritet për tu kualifikuar. Gjërat megjithatë për Japoninë u komplikuan në minutën e 60, kur Jan Bednarek shënoi në zhvillimet e një goditje dënimi.
Japonezët nuk kishin forcë të përmbysnin rezultatin përballë një skuadre që nuk kishte asgjë për të humbur, por dëshironte të diltë nga Botërori me një fitore. Në Volgograd Arena Japonia, e privuar nga emra të rëndësishëm si Osako, Inui apo edhe Kagawa të lënë në pankinë nga Nishino, e pa veten një hap larg eleminimit, por mori frymë vetëm pas golit të Mina në ndeshjen tjetër, që mund të krenohet si lojtari që kualifikoi dy kombëtare me një gol të vetëm.


https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6k/6K4K.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *