• |
ide | kryesore

Vidhen dy turistë polakë në Tepelenë, policia mban të fshehtë ngjarjen deri në momentin e arrestimit të autorit

Lajme, Të fundit

Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi ka grabitur dy turistë polakë në Tepelenë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë. Sipas tyre, punonjësit e stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se 2 turistëve të huaj u ishin vjedhur nga motori në parkingun e një lokali në zonën e Krahësit Tepelenë, dokumentet dhe portofoli me një sasi parash, menjëherë nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale të kryera nga Policia lokale, pas rreth 1 ore është identifikuar autori, si dhe u ndalua rreth një kilometër e gjysmë larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumentet e vjedhura. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj.

Ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumente të turistëve polakë T. C., 46 vjeç dhe A. C., 47 vjeçe, bashkëshortë. Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për ‘vjedhje’.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu