• |
ide | kryesore

3.4 milion euro në Toyota/ Kur Taulant Balla ankohet për baltën e politikës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Akuzat se Taulant Balla është i lidhur me trafikantët e drogës, që sollën 3.4 milionë euro në Durrës, nuk janë më të rëndat që janë dëgjuar në parlamentin tonë. Madje nuk janë as më të tmerrshmet për vetë Taulant Ballën. Deputet që nga 2005, veshët i kanë dëgjuar akuza të frikshme, që do të linin pa gjumë çdo njeri normal. Mjafton të përmenden ato të ish kryeministrit Sali Berisha, që pasi e bëri pjestar të bandave të Librazhdit dhe të Elbasanit, e shpalli përdhunues recidivist, apo të sëmurë me AIDS.

Në të gjitha rastët, Balla është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, duke u përfshirë në të njëjtën vorbull akuzash me histori bandash, vjedhjesh, tradhëtish kombëtare, korrupsion etj dhe në dukje imun nga shigjetat e PD-së.

Por duket se me historinë e fundit të 3.4 milionë eurove, Taulant Balla është ndjerë i cënuar dhe ka vendosur të reagojë ndryshe. Vënia në shënjestër nga opozita si garant i parave të drogës që u kapën në Durrës, për herë të parë është marrë seriozisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Sot ai paralajmëroi padinë e tretë për Lulzim Bashën në prokurori, madje shkruan ai “po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda” .

Si rrallëherë, kreu i grupit parlamentar pranon në reagimin e tij për mediat se “është bërë pis” bashkë me kolegët e tjerë të Partisë Socialiste, nga ajo që e quan “përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij”. Në fakt historia e llumit dhe e baltës nuk është diçka e re në politikë, sepse historitë me akuza për drogë e korrupsion janë kryefjalë e seancave parlamentare prej dekadash tashmë. Taulant Balla ka qenë vetë protagonist.

Në anën tjetër, dy personat që kishin porositur paratë e drogës janë të lirë. Kushërinjtë Vladi nuk janë kapur nga policia. Njësoj si shumë ngjarje të tjera të përmasave të tilla, kur flitet për miliona euro dhe tonelata me drogë, policia dhe prokuroria asnjëherë nuk i shkon në fund zbulimit dhe arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, duke i lënë hapësirë politikës të ngrejë akuza dhe hamendësime, ku personazhet herë bëhen akuzatorë dhe herë viktima të baltës dhe llumit të akuzave që vetë e ushqejnë.©Lapsi.al



6 Comments

  1. Qeka bo bis ky zhuls? Hahahaaaaa,,,,moral kurvash per virgjerine . Ty veçse mund te te hiqet sadopak pislliku se me pis se kaq nuk ka ku te shkoje .

  2. Nje baltaxhi, i ardhur nga fshatrat e Librazhdit, pionier e luftetar i idealeve te qelbesirave, me stazhin e tije tek partia e dy emrave,si i pa moralshem politik, sepse kete e pranojne, ne shume raste e ka treguar vehten qe eshte intrigant, mashtrues, shpifes, e po ti shtojme ato qe ia ka mbuluar prokuroria, per moralin, duhet ti vihet kapak, qe te mos kete sy e faqe te dale kjo lloje monstre, sepse kafytyre te poshter, por kundermon arome te keqe ngaqe eshte pjese e partise se qelbesirave.

  3. Do ti dale era kesaj pune. Te presim, i duruari i fituari. Ata qe kane humbur kaq shume do ja kerkojne dikujt qe tja ktheje ose te pakten ti rikuperojne. Atij qe do ti djege bytha dhe do te kerkoje mbrojtje nga policia, vete kjo e fundit atij duhet tja veje prangat…… .

  4. Pyetja normale dhe e thjeshtë që mund të bëhet për këtë rast, është se kush e drejton policinë e prokurorinë e shtetit që t’ju shkojë punëve deri në fund në zbulimin e ndëshkimin e peshqëve të mëdhej, qeveria apo opozita ?

  5. Me thënë të drejtën, si një qytetar i zakonshëm, sa i përket abuzimeve me propoganda, nuk e shoh si një provë fajësie një fotografi që nxorri në Kuvend Balla, ku qenka fotografuar vëllai i njerit prej argatëve të transportit të parave të pista, me liderin e opozitës, Bashën.
    Nuk është fjala për paragjykim apo subjektivizëm, por mjafton të dëgjosh diskursin tepër primitiv të Ballës në Kuvend, apo të shohësh fytyrën e tij tipike prej një fshatari të pagdhendur, e ta krahasosh me kjartësinë intelektuale të fjalës e paraqitjes fisnike të Bashës, për të kuptuar diferencën shumë të madhe midis tyre.
    Balla nëse do të kishte një fije inteligjence, do të bënte mirë që para se të dilte e të fliste marrëzirat e tij publikisht në Kuvend, të shihte fotografinë me pamjen e qeshjes se tij prej budallai, duke imituar si majmun Ramën, të kapur nga mediat, kur lideri i opozitës parashikoi në Kuvend se negociatat për integrimin do të kalonin në kalendrat greke me këtë qeveri, ashtu siç ndodhi në të vërtetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *