• |
ide | kryesore

Basha paralajmëron protesta kundër prishjes së Teatrit: Meta t’i vërë veton ligjit!

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do t’i bashkohet protestave qytetare që kundërshtojnë projektin e Teatrit Kombëtar. Ndërsa në anën tjetër, Rama dhe Veliaj pretendojnë se kanë një marrëveshje me një grup artistësh, opozita do t’i bashkohet protestës së artistëve dhe qytetarëve që ende vazhdon në sheshin para teatrit.

Kreu i PD-së tha se ka një plan për të kundërshtuar projektin e grabitjes së pronës në qendër të Tiranës dhe i kërkoi Metës të mos e dekretojë ligjin.

“Kemi plan të qartë për Teatrin Kombëtar. Ne do ta kundërshtojmë këtë projekt grabitjeje, me te cilin Edi Rama do të marrë 50% të milionave të drogës. Së pari, do e kundërshtojmë ne seancën e 5 korrikut me të gjitha format këtë grabitje. Në cdo instancë te Kuvendit. Së dyti, do i kërkojmë Presidentit Meta të mos bëhet pjesë e grabitjes dhe t’i vërë veton cdo ligji që Rama të kalojë në Kuvend, së treti do bejme presion te faktori ndërkombëtar për këtë çështje dhe së katërti do të protestojmë dhe do të thërrasim qytetarët në protestë” tha Basha.



5 Comments

  1. Ashtu z. basha,
    do I bashkoheni protestes se qytetareve si qytetare, Jo si parti.
    esi PArti keni mundesi te ofroheni te kryeni keto pune qe thoni, e nji tjeter kur te vije Ora.
    Kryetari Bashkise Tr u ofru per Turin e degjesave se enderron xhevahire per Tr., ju po ofroni pune konkrete se enderroni te mos GABOHET t’i vihet ruspa nji vlere te cmuar, se dyti te na afroni prane edhe qytetarin IlirMeta, flm, Tirona.
    Vere hyje
    Ceshtja e projekt-ligjor dhe aferes ‘fusha’ mendojme qe eshte paresore bashke me ngujimin.

  2. Po per Rrugen e Kombit kur e ke leme protesten??
    I ke cuar ndonje cigare atyre ne burg??
    Njeri i shitur. I le protestat pergjysem.
    Kjo Qeveri, me ty ne krye te PD, eshte pa frena.
    Do jape me koncesion edhe ajrin qe marrim fryme.
    Grabitja vazhdon.

  3. Presidenti nuk do perdor shume here veton keshtu qe nqs Shqiperia ka nevoje qe presidenti te perdor veton eshte marreveshja e faljes se detit greqise, dhe jo per Teatrin, Teatri i shqeteson vetem artistet, kurse humbja e detiti shqeteson te gjithe shqiptaret pa dallim kahu politik

  4. Mba nje qendrim rigoroz edhe ti or pallavesh . Çik i besueshem nuk je , nje çik ngatrrohesh me komet e tuja ,nje çik i shkon gjerave deri ne gjysem , me keto veprime dhe kete ritem kur ta boj breshka njeqindmetershin per 8.7 sekonda atehere ke me ardh ne pushtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *