• |
ide | kryesore

Devijohet sërish trafiku në autostradë në drejtimin Durrës-Tiranë

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se sot ora 5:30 do të vazhdojë punën me ndërhyrjen në segmentin e parafundit të autostradës, Maminas – Vorë, por në drejtimin Durres-Tiranë.

Lëvizja e mjeteve në drejtimin Tiranë-Durrës do të vazhdojë normalisht ndërsa mjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do devijohen në rrugen dytësore nga Maminasi deri në Vorë.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve që përdorin këtë aks dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë ndërsa tanimë nderhyrja për riparimin e shtresave asfaltike po shkon drejt fundit, në përputhje me atë çka është paralajmëruar që në nisjen e punimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *