• |
ide | kryesore

Dialogu me Serbinë, si ndryshoi qëndrimi i Thaçit brenda 24 orësh

Lajme, Të fundit



Presidenti Hashim Thaçi, ditën e djeshme, tentoi ta trishtojë opinionin dhe partitë opozitare për bisedimet me Serbinë. Ai tha se vendi mund të shndërrohet në Palestinë nëse refuzohen negociatat, ndërkohë që theksoi se nuk ka as vija të kuqe. Për këtë LDK-ja reagoi ashpër ndaj tij duke e quajtur naiv. Këto deklarata ai i korrigjoi një ditë më vonë.
Thaçi derisa raportoi në Qeveri, u shfaq krejtësisht tjetër. Duke u përpjekur t’i korrigjojë ato që kishte thënë një ditë më parë, ku krahasoi Kosovën me Palestinën dhe kur potencoi se në këto bisedime nuk ka as vija të kuqe, sot tentoi ta bindë opinionin se ka garanci të forta për këto bisedime.

Në mbështetje të kësaj, ai përmendi se është takuar me palën amerikane para se të takohet me Vuçiqin dhe Mogherinin.

«Unë kam zhvilluar dy takime pune me përfaqësuesin e SHBA-së përpara mbajtjes së takimit zyrtar. Këto takime të rregullta koordinuese me partnerin tonë kryesor strategjik, SHBA-në, si dhe me shtetet e tjera të fuqishme evropiane të cilat luajnë një rol mbështetës për këtë proces, janë tepër të rëndësishme», ka thënë ai.

Një ditë më parë, me t’u kthyer nga Brukseli, Thaçi la të kuptohet se edhe ndarja e Kosovës mund të jetë në tavolinë, ndryshimi i Kushtetutës për themelimin e Asociacionit e kompromise tjera.

Por, edhe në këtë pikë Thaçi përmirësoi veten.

Sipas tij, në Bruksel ka vetëm pak hapësirë për kompromis nga pala kosovare.

«Ne kemi bërë të qartë se Kosova ka shteruar kompromiset e veta të cilat janë të konkretizuara në Planin Gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari, respektivisht në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Rrjedhimisht, ne kemi thënë se hapësira për kompromise shtesë nga ana jonë është shumë minimale”, ka theksuar ai.

Thaçi njoftoi se në javën tjetër bashkë me kryeparlamentarin, kryeministrin do të themelojë ekipin negociator, por mbetet të shihet nëse oponentët politikë do t’i përgjigjen. Natyrisht thirrja e Thaçit nuk mungoi.

“Ejani dhe bëhuni pjesë e delegacionit të Kosovës dhe jepni dijeni dhe patriotizmin tuaj, në tryezë të bisedimeve. Ky do të ishte veprimi i duhur, veprimi më racional dhe i guximshëm të cilin e presin qytetarët e Kosovës. Gjithçka tjetër, të gjitha kritikat e pabaza dhe pamatura, tregojnë vetëm shenja lodhjeje dhe mungesë të përgjegjësisë e guximit”, ka thënë presidenti Thaçi para kabinetit qeveritar./express



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *