• |
ide | kryesore

Dy të arrestuar në Lushnje dhe Dibër për dhunë në familje

Lajme, Të fundit
dhune-ne-familje.jpg



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për dhunë në familje.Në Lushnje u arrestua Erjon Haxhiu, 42 vjeç, i dënuar me 1 vit burg.

“Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 13.06.2016, e ka denuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal” sqaron policia.

Ndërkohë në Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi Durim Kica, 41 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi  në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike daj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *