• |
ide | kryesore

Ed Sheeran, i akuzuar për kopje

Paparazzi, Slider



Këngëtari britanik  është paditur për shumën e 100 mln dollarë, pasi dyshohet se ka kopjuar disa pjesë të këngës “Lets get it on” nga Marvin Gaye, shumë e sukseshme 45 vite më parë.

Ka rezultuar se dy këngët ngjasojnë me njëra-tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës dhe në kor. Këngëtari Ed Sheeran në fakt është përballur me akuza edhe më parë për kopjim por i ka mohuar ato kategorikisht. Një vit më parë, Ed Sheeran fitoi shumën prej 20 milionë dollarësh, në një tjetër çështje, pasi u akuzua për shkelje të të drejtës së autorit, për këngën e tij hit “Photograph”.

Ndërkohë që akuza e fundit është depozituar nga një kompani, e cila zotëron të drejtën e ‘copyright’ të Marvin Gaye. Autorët Thomas Leonard dhe Martin Harrington ngritën padi ndaj këngëtarit britanik, pasi kjo këngë sipas tyre kishte të njëjtën strukturë si kënga e tyre “Amazing”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim reagimin e Ed Sheeran, këngët e të cilët për hir të së vërtetës janë pëlqyer masivisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *