Modelja Natalia Nemchinova është bërë një nga personazhet më të përfolur në ndeshjet e Rusisë. Ajo shfaqet mjaft provokative në ndeshjet e kombëtares së saj.
Ishin mediat britanike të parat që shkruan se Nemchinova kishte marrë pjesë edhe në filma pornografikë. Natalia e ka përgënjeshtruar këtë lajm.
“5 vite më parë kisha lidhje me një djalë dhe kur u ndamë ai hodhi në internet një video intime tonën. Kjo është e gjithë historia. Unë kurrë nuk e kam shitur trupin tim. Kam punuar pak kohë si modele, pasi ka qenë pasioni im dhe vetëm kaq”, – deklaroi bukuroshja ruse.