• |
ide | kryesore

Franca, Deschamps: “Messi është Messi”

Rusi 2018, Sport



Ajo mes Francës dhe Argjentinës do të jetë ndeshja e 1/8-ave finale më tërheqëse dhe më e komplikuar e “Rusi 2018”. Por, pavarësisht vështirësive të Albiceseste-s në fazën e grupeve, trajneri i transalpinëve nuk i zë besë, në veçanti Leo Messi-t

“Messi është Messi. Për të flasin shifrat dhe statistikat e tij. Shpresoj që t’ia dalim ta neutralizojmë, por e dimë që ai mund të bëjë diferencën”, tha Didier Deschamps në kuadër të sfidës në Kazan.

Trajneri i Francës i bën elozhe numrit 10 argjentinas, duke u kthyer te goli i mrekullueshëm ndaj Nigerisë pas një fillimi për t’u harruar të Botërorit. Por nuk është vetëm Leo.

“Skuadra e Argjentinës nuk është e ndërtuar rreth Messi-t. Por ai gjithsesi ka një impakt të madh, mjafton të mendosh se sa gola ka shënuar dhe për faktin që, në një moment mund të vendosë ndeshjen. Por Argjentina është edhe eksperienca dhe stili amerikanojugor, dua të them që janë luftëtarë. Do të përpiqemi të kuptojmë se si është Messi, dhe natyrisht do të mundohemi t’ia vështirësojmë jetën”, shtoi ai.

Image result for deschamps and lionel messi

Edhe kapiteni dhe portieri i Francës Hugo Lloris foli për “Pleshtin”: “Messi është unik, nuk mund të krahasohet me të tjerë, mendoni se çfarë bën ai te Barcelona. Por e kemi studiuar dhe jemi të përgatitur mirë për t’u përballur me të. Për të fituar duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyer”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *