• |
ide | kryesore

Ja dështimet e Botërorit, askush nuk i merr vendin e parë Gjermanisë

Rusi 2018, Sport



Shumë nga favoritet kanë mbajtur premtimet, shumë bënë e po vazhdojnë të bëjnë diferencën. E megjithatë, si gjithnjë, ka nga ata që trdhëtuan pritshmëritë, duke dhuruar zhgënjime e nga ata që i bënë tifozët të derdhin lot. Ja kush nga Rusia, kthehet në shtëpi me ndjesinë se dështoi në takimin më të rëndësishëm të karrierës.

1. Gjermania e Low

Pashmangshmërisht, në vendin e parë është Gjermania. Për herë të parë në histori u eleminua në Botëror në fazën e grupeve ( e pra ishte kampionia në fuqi e botës). 4 vjet nga turneu i mrekullueshëm që zhvilloi në Brazil, 4 herë kampionët e Botës janë përfshirë nga një makth nga ku nuk po dalin dot, duke u renditur në vendin e fundit në Grupin F, që pa të triumfonte Suedia, përpara Meksikës, Korea e Jugut, e në fund Gjermania. Ndeshja e tretë e grupit, ajo me Korenë, përfaqësoi pikën më të ulët në historinë e Gjermanisë.

2. Robert Lewandowski

Një turist në Rusi. Kështu u duk qendërsulmuesi i Polonisë, që ka një curriculum të jashtëzakonshëm, por që në Botëror e tradhëtoi Kombëtaren e tij në skenën më të bukur. Si kapiten, e luajti rolin në fushë, por pa rezultat. Skuadra e kërkoi ta gjente shumë herë, tepër madje, edhe kur ishte i rrethuar nga kundërshtarët në zonë.

3. Egjipti

Aventura Botërore e Kombëtares së drejtuar nga Hector Cuper filloi keq për shkak të dëmtimit të Mohamed Salah në finalen e Champions League në Kiev. Me yllin e tij në 50%, Egjipti përfundoi duke i humbur të treja ndeshjet e Grupit A, që përfshinte Uruguajin, Rusinë e Arabinë Saudite. E bashkë me eleminimin nga Botërori erdhi edhe lamtumira e teknikut Cuper…

4. Milinkovic-Savic

Priste të luante në Rusi për tu kurorëzuar përfundimisht në orbitën e futbollit Botëror, por dështoi. Asnjë gol, asnjë veprim për tu mbajtur mend: Serbia zhgënjeu edhe për fajin e kampionit të saj më të rëndësishëm që në moshën 23 vjecare mund të bënte më mirë. me shumë mundësi është penalizuar nga sezoni i gjatë me Lazion, ku ka shkuar pranë 4 mijë minutave të luajtura.

5. Dyshet e pakalueshmë difensive

Po të kesh parasysh Piquè e Sergio Ramos, Boateng e Hummels, apo qoftë edhe Varane e Umtiti mendimi është se Spanja, Gjermania e Franca, në mbrojtje janë të pakalueshme. Përkundrazi, ky Botëror tregoi një Piquè që gabon pasimet e pozicionet, Sergio Ramos që humb duelet një kundër një e madje edhe ato ajrore (marokeni En-Nesyri do të kujtohet gjatë), Hummels e Boateng kanë bërë figurë të tillë sa është më mirë ta harrojnë shpejt Rusinë, ndërsa Umiti u bë protagonist edhe i një 11 metërshi për prekjen e topit me dorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *