Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi shiste nga shtëpia e tij kokainë.
Brenda një kohe të shkurtër, i riu me inciale K.P. e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë shitjeje kokaine.
Shqiptari furnizohej vetë me lëndën narkotike dhe më pas në shtëpi e ndante me doza, 80 euro për gram, dhe ua shiste klientëve.
Policia mundi ta identifikonte pas ndjekjes që i bënte klientëve që shkonin tek shpëia e të riut, të cilët vinin vet dhe blinin produktin në shtëpinë e tij në Teramo.
Pas kërkesës së prokurorit, gjykatësi i Teramos nënshkroi fletarrestimin kundër 24-vjeçarit. Sipas hetuesve, tregu i vënë në shtëpi ishte veçanërisht fitimprurës dhe realizohej brenda një kohe shumë të shkurtër, duke përdorur metoda të shitjes me pakicë.