• |
ide | kryesore

Ktheu shtëpinë në dyqan kokaine, si u kap 24-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme
karabiniere, Itali



Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi shiste nga shtëpia e tij kokainë.

Brenda një kohe të shkurtër, i riu me inciale K.P. e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë shitjeje kokaine.

Shqiptari furnizohej vetë me lëndën narkotike dhe më pas në shtëpi e ndante me doza, 80 euro për gram, dhe ua shiste klientëve.

Policia mundi ta identifikonte pas ndjekjes që i bënte klientëve që shkonin tek shpëia e të riut, të cilët vinin vet dhe blinin produktin në shtëpinë e tij në Teramo.

Pas kërkesës së prokurorit, gjykatësi i Teramos nënshkroi fletarrestimin kundër 24-vjeçarit. Sipas hetuesve, tregu i vënë në shtëpi ishte veçanërisht fitimprurës dhe realizohej brenda një kohe shumë të shkurtër, duke përdorur metoda të shitjes me pakicë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *