• |
ide | kryesore

Lubonja godet fort/ Eri, sekseri i pazareve të Ramës

Kryesore, Lajme



A ju kujtohet që në vitet ‘90 ka qenë shumë i përhapur fjala “sekser”? Tani sikur është harruar, aq sa besoj se, për një pjesë lexuesish, duhet ta rikujtoj kuptimin. Me dy fjalë, sekseri ishte një person, i cili shërbente si ndërmjetës midis një ndërtuesi apo pronari privat dhe një politikani.
Ai kujdesej në fshehtësi dhe mirëbesim të ndërhynte te politikani për sigurimin e një lejeje ndërtimi pa kontakte direkt të këtij me privatin. Sigurisht, kishte shpërblimin e vet që varej nga sa kate fitonte ndërtuesi dhe çfarë pjese kërkonte politikani. Thuhet, që këtë punë e kanë bërë edhe figura goxha të njohura. Po ta shohësh hollë-hollë, koha e sekserëve ka qenë më “e shëndetshme” moralisht se periudha që po jetojmë. Kjo, sepse vetë nevoja e sekserit nënkuptonte që politikani e ruante njëfarë cipe përpara publikut që e kishte zgjedhur, nuk ekspozohej direkt me privatët. Nga ana tjetër, edhe privatët, ndërtues apo pronarë trualli, nuk guxonin t’i shkonin t’ia bënin ofertën korruptive sy ndër sy.
Tani kemi arritur në një kohë kur sekseri është bërë i panevojshëm sepse politikani dhe ndërtuesi ndajnë mes vetes edhe lekët e sekserit.
Është bërë e panevojshme edhe fshehtësia sepse pazaret këta i bëjnë sheshit nëpër televizione, dalin edhe në fotografi me palët. Madje “vendimet” e tyre i aprovon edhe Parlamenti.
Një sekserllëk në qiell të hapur ishte edhe përpjekja titanike që bëri Erion Veliaj në aferën e Teatrit Kombëtar, që u kurorëzuan me marrëveshjen e arritur me aktorët, si dhe futjen në kalendarin e Parlamentit të projektligjit, që i jep pronarit Fusha të drejtën të shembë Teatrin dhe të ndërtojë atje. Pazari i parë i mbyllur ishte ai midis politikanit Rama dhe ndërtuesit Fusha, i afërmi i të cilit, prokuror, i hoqi qafe Veliajt atë akuzën për Arditin e vrarë në landfillin e Sharrës.

Por ja që dolën disa aktorë të Teatrit që nuk po binin dakord sepse ndër ta disa duan të shembet duke ndërtuar edhe kulla, disa duan të shembet pa kulla, e disa të tjerë të ruajnë shtëpinë e vjetër sepse ajo ka histori. Për sekserin, nuk ishte e vështirë të kandiste aktorët që s’kanë qenë kurrë aktorë, por “vetëm zë”, siç e quante dikur Edi Rama Artan Imamin, të cilët, për fat të keq, nuk ishin pak. Por një pjesë aktorësh po bërtisnin fort kundër, duke përdorur edhe emrin e tyre publik. Gjithsesi, sekseri Veliaj i luajti të gjithë gurët derisa arriti ta mbyllë pazarin edhe me ta (ndonëse ca aktorë thonë se nuk është mbyllur).
Po pse thua “sekser” dhe jo “kryetar bashkie” do të pyesë dikush? Sepse në gjithë këtë vendimmarrje mungon një protagonist shumë i rëndësishëm, në fakt më i rëndësishmi, qytetari i Tiranës, i cili mungon pikërisht sepse mungon kryetari i bashkisë, ai që qytetari e ka votuar pasi i premtoi se në Tiranën historike nuk do të kishte më
ndërtime. (Ka edhe mungues të tjerë në këtë histori si Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve, Prokuroria që do të duhej të kishte nisur hetimin mbi firmën “Fusha” për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare dhe mbi të gjitha ligji, që në këtë rast do të duhej të kishte qenë Plani Urbanistik i Tiranës, që me kohë duhet të kishte
fiksuar zonat e paprekshme ku s’mund të fusin hundët sekserët. Por në këtë shkrim do të përqendrohem tek sekseri i Edi Ramës që po luan rolin kryesor në këtë maskaradë).
E pra, Erion Veliaj si kryetar Bashkie do të duhej të përfaqësonte interesat e gjithë qytetarëve, jo vetëm për premtimin që ka dhënë për të mos e shkatërruar edhe më Tiranën historike, por edhe sepse qytetarët e shohin atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar si një skandal shumëplanësh. Skandal, sepse po u vidhet prona publike;
skandal, sepse po u shkatërrohet një monument kulture në një zonë historike; skandal, sepse po planifikohet një mbingarkesë ndërtimesh në një zonë që nuk mban; skandal, sepse po pastrohen para të drogës që fuqizojnë kriminelët; skandal, sepse projektligji i hartuar enkas për “Fushën” është fundi i çdo koncepti të shtetit të së drejtës. Si ka mundësi që kryetari i Bashkisë nuk i përfaqëson këta? E thashë: sepse ai nuk është kryetar Bashkie, por sekser. Ashtu si ata sekserët e fshehtë që filluan shkatërrimin e Tiranës në vitet ’90, ai s’ka lidhje
as me ligjin, as me interesin publiku, ai ka lidhje vetëm me politikanin (Edi Ramën) me ndërtuesin “Fusha” dhe… këtu vjen e bukura: me pronarin e truallit.

Dhe ja ku dalim tek aktorët. Duke parë lajmin e marrëveshjes dhe foton që kishte botuar sekseri me ta, nuk mund të mos më lindte pyetja: Me çfarë tagri vendosin këta aktorët për prishjen e një prone, që nuk është e tyrja, por e të gjithëve? Mirë se sekserit, politikanit dhe ndërtuesit, për të mbyllur sa më lehtë çështjen, u interesoka që aktorët të trajtohen sikur të jenë ata pronarët e Teatrit dhe truallit përreth, por aktorët pse e pranojnë këtë rol që është sa i paligjshëm aq edhe i pamoralshëm? Aq më tepër kur e quajnë veten artistë. A nuk u vjen turp për atë që nesër do t’i akuzojnë se u kanë premtuar ndonjë apartament në kullat që duan të ndërtojnë dhe me kaq e kanë mbyllur pazarin me sekserin; se e gjithë protesta e tyre paska qenë për të rritur sipërfaqen e metrave katrorë, që do të përfitonin nga marrëveshja Rama – sekser – Fusha? Në fakt, sekseri kishte kohë që thoshte lart e poshtë se ata thjesht kërkonin të rrisnin pazarin.

Jo vetëm, por një pjesë prej tyre shkojnë e pozojnë me sekserin edhe te ndërtimi i monstrës tek ish-stadiumi “Qemal Stafa”, për të legjitimuar vandalizmin e kryer atje. Po vandalizëm. Kështu quhet akti i kryer ndaj stadiumit “Qemal Stafa” nga Edi Rama dhe rrethi i rilindësve të tij politikanë dhe ndërtues. Edhe ai që kërkojnë të kryejnë te Teatri Kombëtar, vandalizëm është.
Kur shpjegojnë motivet e vandalizmit, studiuesit thonë se vandali i kryen ato ose sepse nuk ua di vlerën objekteve që shkatërron për shkak të padijes, ose sepse ka një kompleks inferioriteti ndaj bukurive që paraqesin këto objekte. Vandali Edi Rama, sekseri Erion Veliaj, ndërtuesi “Fusha” dhe artistët që i mbështesin i kanë të dyja së
bashku, me syverbësinë dhe padijen që u shkakton etja e panginjshme për para dhe për pushtet. Ndryshe nuk do të mund të bëheshin bashkë në një grup kaq grotesk. Sot i shoh që pozojnë të lumtur në padijen, kompleksin e inferioritetit apo babëzinë për para, por duhet ta dinë se nesër fotot e bëra me sekserin Veliaj do t’u mbeten si vula vandalizmi, me të cilat do të tallen brezat që do të vijnë – nëse ky vandalizëm do të lerë njerëz me sadopak mend në këtë vend.

Panorama

 

 



16 Comments

    1. tosi dv-ik se po te pret roshi po nuk i qove vellaun e mitur per perdhunom ta ben si ketyre aktorve erionka e rama te fotografojn duke ja marr ne goj frrokut.

  1. Flm Lubonja,

    Thua Lobonj:
    sekseri kishte kohë që thoshte lart e poshtë se ata kërkonin të rrisnin pazarin.
    Thuhet se u kane premtu apartamentit dhe nga 100 mjie, mjeraneve, ‘lesht e curres’ do u japin,
    yyyy Kazan!, do u cfryjne po s’pertuan, KETA Balli Kazanit.
    (imagjinoj si mendon sot Sekseri & I Zoti,
    Se Teatrit KETA do I bejne mashalla!).

    Makute, xhahile, kellira te veteprezantuara me foto, llogo dhe veprime,
    dhe te lumtur….

    Mjer c’lene pas!!
    Sa per laperzgjebsit e tjere, do folim….
    AMA e bukra eshte se
    Teatri nuk do preket.
    Do preken vandalet Kellira.

    Ne ne kembe, Lubonj dhe Qytetari, FLM.

  2. Brilant si gjithmone zoti Lubonja. Turp i madh per te gjithe, po sidomos per kete popull “turme” e “dele”, qe nuk i ka mbetur asnje fije dinjiteti dhe pergjegjshmerie per te mbrojtur vlerat e pakta kulturore qe keta cakej te pangopur i kane lene akoma atdheut tone qe po lengon drama shoqerore.Emrat e gjithe aktoreve( politikane , artiste , arkitekte, intelektuale etj) qe firmosen per shembjen e teatrit do tu shkruhet emri me BOJE TE ZEZE ne historine e atdheut. Teatri meae qenka i rrezikshem le te prishet dhe te ndertohet tekstualisht ashtu sic eshte , me te njejten arkitekture dhe permasa. Po kjo nuk eshte shtruar asnjehere ne diskutim. E dini pse??? Se keshtu nuk fitojne miliona qeveritaret tane. ZOTI MARRTE HAK TE ATA , TE FEMIJET DHE TE NIPERIT E TYRE QE NE KETE BOTE. NE BOTEN TJETER U DJEGSHIN NE XHEHNEM INSHAHLLAH.

  3. Tani Grabitjet behen me Ligj Te Vecante.

    Qeveri Historike. Tjetersoi prona, vidhi cmundi, dhe futi ne borxh te fshehur, tek privati, edhe ata qe nuk kane lindur akoma.

    Koncesione kudo. Dhe te mendosh cilesine e Negociatoreve Rilindas.

    Ndyrresi ngado. Mos u ngopshi.

  4. Lubonja ka vite qe flet kunder komunizmit qe me ideologjine e tij ndertoj njeriu e ri per 50 vjet ketej thote te ruajme teatri qe dhene kotribut brilant per te formuar njeriu e ri me ideologji komuniste,lubonja dhe disa aktore na thone ti ruajme keto vlera komuniste.keqardhje per lubonjen dhe ju qe i shkoni mbrapa ketij.

  5. Nuk duhet harruar se edhe analistet jane aktore ne skenen e politikes dhe ekonomise.Sapo artistet shprehen nje lloj kompromisi atehere analistet e “ndershem” filluan ti sulmojne dhe tu bejne fleterrufe.

  6. Ju lumte Z. Lubonja!
    Une nuk cuditem aspak me monstrat Rama dhe Veliaj, pres cdo gje prej tyre. Me cudit fakti se si do te kene fytyre keta” artistet” pronare te vetshpallur te TK te dalin perseri ne skene?
    Uroj qe spektatoret ti marrin me gure nese do guxojne te ngjiten ne skene. Le te zhduken nga jeta publike njehere e mire e te lepijne kockat ( apo te gezojne ndonje apartament luksoz) me te cilat shiten shpirtin e tyre perfundimisht.
    Shpresoj se disa prej aktoreve te vazhdojne te rezistojne dhe mos blihen nga parate e krimit.

  7. Ju komentues ju ftoj,sa perqind komunizem na ka dhene ky teater per 50 vjet bashke me aktoret ne jetet tona.hapini rruge zhvillimit te qytetit.nuk eshte prone vetem e “aktorve” ata jane thjeshte rrogtare,si te gjithe rrogtaret e tjere.

    1. Pershendetje Bert
      Ju (socialistet) keni qene kunder prishjes se piramides, ndertuar nga komunistet, sepse kishte vlera historike, se cfare vlerash ka vetem ju i dini, mua me kujton enver hoxhen, kurse teatrin kombetar mesa di un e kane ndertuar italianet

  8. Me kujtohet nje shkrim i Lubonjes kunder lejeve te ndertimit qe kishte leshuar Basha kur ishte kryetar bashkie dhe komenti im ka qene mos u shqeteso se se shpejti do vije Rama me rilindjen e tij dhe e zgjidh ai kete pune si mjeshter qe eshte per lejet e ndertimit, edhe Berisha sipas meje beri gabim qe prishi mbikalimin tek rrethrrotullimi i zogut te zi duke i paguar edhe gjobe bashkise ne ate kohe, sot e kesaj dite socialistet akoma mendojne qe ai rrethrrotullim i duhej Tiranes, prandaj mendoj qe keta perderisa i marrin votat qytetareve (askush nuk u ka vene pistoleten ne koke) kane te drejten e tyre te prishin e masakrojne qytetet si tu teket, dhe prap do te votohen…

  9. Është shumë i drejtë shqetësimi i Lubonjës përsa i përket prishjes së objekteve me vlera historike e kombëtare për hir të makutërisë për të fituar para në rrugë të pista korruptive.
    Ka plotësisht të drejtë Lubonja kur godet ashpër politikën “rilindëse” të Ramës, me shqetësimin se ai po “rilind” një sistem diktatorial të provuar që i solli Shqipërise dramën e gjatë gati prej 5 dekadash, të grumbullimit të gjithë pushteteve tek një njeri i vetëm, veçanërisht kur ky njeri është nën nivelin mesatar të inteligjencës..
    Ka edhe në përkushtimin e tij si ambientalist, ide progresive e pozitive për ruajtjen e pastërtinë e natyrës së bukur shqiptare.
    Ka plotësisht të drejtë Lubonja kur godet manierat psikopatike e arogante të Ramës, në komunikimin publik.

    Por ajo që e bën të dyshimtë publiçistikën e tij militante, është këndvështrimi majtist i politikës që e shpie edhe në qëndrime kontradiktore.
    Le ti marim me rradhe objektivat e kritikave të tij, siç i përmenda më sipër.
    1.- Bëhet i dyshimtë Lubonja në kritikën kundër prishjes së objekteve me vlera historike kombëtare, kur vetë në publiçistikën e tij shprehet deri me përbuzje për simbolet kombëtare, figurat më të shquara të historisë së kombit tonë. duke filluar që nga Skënderbeu e deri tek Kadareja. Po përmend këto dy emra, që i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë e njihen pothuajse në gjithë botën.
    2.- Nuk i analizon Lubonja figurat diktatoriale të Shqipërisë, në rrugën e analizave realiste e të faktuara.
    Si Enver Hoxha, ashtu edhe Edi Rama që njihen si liderë të së majtës shqiptare, as nuk e kanë pasur idenë e fillozofisë marksiste. Që të dy kanë abuzuar me idenë e përfaqesimit të “popullit të varfër” për të cilin ju dhemb shpirti duke luftuar “të pasurit kapitalistë”, e në fakt si i pari që veç që përfitoi vetë sëbashku me “oligarkët politikë” të Bllokut, ashtu edhe dyti përfiton vetë duke u mbështetur tek oligarkët e krimit e duke “proletarizuar” gjithë popullin.
    3,- Nëse në Shqipëri duhet që të bëhet një luftë ambientaliste, nuk është betoni ai që duhet sulmuar, pasi bota e ka kaluar kohën e ndertimit jo vetëm me qerçiç, por edhe me tulla, por të goditet me forcë ideja paranoiake e bunkerëve të Enverit, apo katastrofa e ndërtimeve pa asnjë plan urbanistik të perspektivës nga Rama vetëm për interesa korruptive.
    4.- Duke pasur ide majtiste për sistemet politike, Lubonja akoma nuk e kupton marrëzinë utopike marksiste të barazisë. Ngatëron barazinë e të drejtave të çdo njeriu para ligjit, me barazine absurde të aftësive e vlerave të individeve. Alergjia që ka për pronën private, e shpie në marrëzinë se i gjithë teritori është pronë publike e përbashkët.
    Pikërisht me këto ide abuzoi Enver Hoxha, duke i kthyer të gjithë shqiptarët pa asnjë pronë e duke i bërë argatë të çifligut të tij të madh Shqipëri.
    Është tjetër gjë të luftosh kapitalizmin kriminal e korruptiv të modelit Rama, që në retorike paraqitet si i majtë vëtëm për të marë vota, e krejtë tjetër kapitalizmi demokratik që ndërtohet mbi aftësitë e vlerat individuale e konkurencën e lirë e të nderëshme të këtyre aftësive e vlerave.
    Pamvarësisht se edhe sistemi kapitalist demokratik perëndimor, nuk mund të quhet një sistem i përsosur politik, fakt është se vendet perëndimore që patën këtë sistem, u shkëputën nga prapambetja ekonomike e kulturore me vendet e sistemit komunist, me një diferencë shumë të madhe duke i kaluar ato një shekull përpara.
    Lubonja duhet ta regullojë shënjestrën e publiçistikës së tij, në drejtimin e duhur që e përmend shpesh por edhe e haron. Të heqë nga mendja që çdo i pasur apo kapitalist, është “armik i popullit”
    Me ligjet demokratike të një shteti kapitalist ligjor, duhen ndëshkuar vetëm ata oligarkë që pasurohen në rrugë korruptive e kriminale në shkelje të ligjeve e ata politikanë qe e inkurajojnë këtë fenomen e jo në mënyre subjektive siç bën Lubonja të quaj të gjithë politikanët njësoj si banditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *