• |
ide | kryesore

Në Tiranë ndahen medalje për negociatat, ndërkohë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Mund t’i hapim në 2019

Lajme, Të fundit



Edi Rama dhe Ditmir Bushati organizuan një kremtim të vogël në Ministrinë e Jashtme si shenjë e gëzimit për atë që e quajnë hapje negociatash, por në një prononcim të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë për DW, nuk ka asnjë shenjë urimi për Shqipërinë. Përkundrazi Heiko Maas thotë se negociatat mund të hapen në 2019.

“Bashkimi Europian këtë javë ka marrë një vendim të rëndësishëm: Duke filluar nga viti 2019 mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne jemi angazhuar shumë për këtë sinjal të fortë dhe udhërrëfyes, përmes të cilit vlerësohen arritjet e reformave në vitet e fundit.

Procesi i negociatave në Bruksel nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ne jemi të gëzuar, që në fund u bë i mundur një kompromis i të gjitha 28 vendeve anëtare të BE-së. U bëj thirrje politikanëve në Tiranë dhe në Shkup, që këtë sukses ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht në këtë drejtim.” është shprehur Maas.

Nuk është e qartë nëse vërtet Rama dhe Bushati besojnë se ia kanë dalë t’i hapin negociatat dhe e kanë kryer me sukses detyrën e tyre, apo festën dhe mesazhet triumfuese i bëjnë si kundërreagim ndaj akuzave të opozitës për dështim.



2 Comments

  1. rama jua a ben muti mjalt atyre qe e votuan,dha ata e dijn qe mut hajn por nuk e pranojn se dihet njerz parazit jan e mut hengren.

  2. u fut dhe hollanda tani, sidomos mbas ceshtjes se teatrit, rrezik filloi ti pelqeje dhe atyre mos gaboj. fundja hollanda pronen , e ka ne xhep, per aq kohe sa behet figur e bukur, ne kete rast ne menyre hipotetike, shqiperia do hap negociata vitit tjeter. sa te pastrohen dhe leket, ne kurriz te njerzve gjithmon. kjo evropa po na perdore si prostituta me HIV. ju hengert mortja na prishet gjakun, ngelen duke bere moral dhe leksion hadutet, tja futesh vetes me plumb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *