• |
ide | kryesore

Organizonin baste sportive të paligjshme, procedohen 4 persona në Korçë

Lajme, Të fundit



Ndaj 4 personave në Korçë ka nisur procedimi penal për “Organizim të lotarive të palejuara” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Sipas policisë, këta shtetas në lagjet nr 15, 17 dhe 3, ushtronin aktivitet të basteve sportive pa dokumentacionin përkatës.

Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve: A.Sh, 25 vjeç, banues në fshatin Blush-Kolonjë; S.B, 52 vjeç, banues në Korçë; A.P, 36 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe ndaj shtetasit E.K, 56 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr 7 u kap duke ushtruar pa licencë, veprimtari financiare të këmbimit valutor.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Keta peshq te medhenj ripini fare! Keta qe shkaterojne ekonomine mos i falni.Hajde polici hajde!Kur droga mbillej ne vend te grurit dhe me ndihmen e policise ketyre ju mungonte gatishmeria dhe rezultati.Por po te behet fjale per ndonje qe shet qepet e kopshtit ne rruge keta TE MARRIN SHPIRTIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *