• |
ide | kryesore

Sampaoli: “Do të japim edhe shpirtin në fushë”

Rusi 2018, Sport



Albiceleste mbërrin në takimin kundër Francës me stofin e skuadrës që e kaloi grupin në minutën e fundit, por në 1/8 menjëherë përballë një rival i madh si Franca. Megjithatë trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli ka besim. Në konferencën e shtypit, nuk ka zbuluar formacionin, por në stërvitje trajneri i Albiceleste-s ka provuar Pavon mes titullarëve duke përjashtuar Higuain, një mënyrë për të krijuar  më shumë hapësira në mes të fushës për lëvizjet e Messi-t.

“Formacionin nuk ia kam komunikuar ende lojtarëve dhe nuk do t’ia them shtypit. Kam shumë lojtarë në gjendje të luajnë ndeshje si këto dhe Pavon është sigurisht një prej tyre, mund të luajë si të tjerët”.

“Kemi besim tek forcat tona dhe do ta luajmë ndeshjen me zemër. Do të duhet teknikë, por edhe shpirt gare dhe ne jemi gati. E dimë se çfarë duhet të bëjmë”, u shpreh trajneri i Albicelestes.

Mes hipotezave edhe ndryshimi i modulit: “Ne ndryshojmë shpesh gjatë ndeshjes. Unë ia komunikoj Messi-t dhe rrjedhimisht e gjithë skuadra vepron. Franca është e fortë edhe në lojën në ajër dhe di të riniset shumë shpejt, duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse dinë të bëjnë shumë gola me 3-4 pasime”.

Image result for sampaoli messi

Gjithsesi filozofia e Argjentinës dhe e Sampaoli-t nuk ndryshon: “Skuadra ime duhet të luajë në gjysmëfushën kundërshtare dhe ta dominojë lojën duke mbajtur topin. Pastaj kemi Messi-n që shikon gjëra të cilat vetëm një gjeni mund t’i shikojë. Mua më pëlqen të kem lojtarë teknikë që kontrollojnë lojën dhe punoj për këtë, edhe sepse të luash kundër Francës në aspektin fizik nuk na leverdis. Duhet të luajmë futboll me pasion”.

Vëmendja e kundërshtarit do të jetë te Messi: “Deschamps d otë studiojë me shumë siguri një mënyrë për ta kufizuar, por ne kemi një plan. Do të luajnë duke kërkuar të shfrytëzojnë gabimet tona, do na detyrojnë që të bëjmë gabime duke na bërë presion.. Duhet të bëjmë më mirë se sa kemi bërë deti tani”.

Gjatë stërvitjes Sampaoli ka provuar edhe gjuajtësit e 11 metërshave: “Është një gjë që bëhet përpara ndeshejve të tilla, të gjithë stërviten nga pika e penalltisë. Në çdo rast pas një kësaj ndeshjeje do të jemi shumë mirë ose shumë keq në varësi të asaj që do të ndodhël do të jem një trajner i madh nëse fitojmë, përndryshme për të gjithë do të jem më i keqi. Por premtoj do të luajmë me shpirt ndër dhëmbë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *