• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Bulqizë, policia jep detaje

Lajme, Të fundit



Makina që u hodh në erë mbrëmjen e sotme në Bulqizë është në pronësi të shtetasit T.Tanci.

Detajet i bëri të ditura policia, e cila njofton se personi më sipër është pronar i një lavazhi, vendi ku edhe makina e parkuar shpërtheu.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *