• |
ide | kryesore

Taulant Balla paralajmëron një tjetër padi ndaj Lulzim Bashës

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës i cili mohoi që të ketë lidhjet mevëllain e një prej personave të shpallur në kërkim për eurot e kapura në Toyota dhe akuzoi Ballën si garant të tyre.

Taulant Balla ka reaguar sërish pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili mohoi lidhjen me vëllain e njërit prej personave të shpallur në kërkim si porositës të eurove me makiant Toyota Yaris. Kreu i grupit parlamentar të PS-së paralajmëron një tjetër padi ndaj Bashës.

“Pas shpifjeve dhe ofendimeve të reja të Lulzim Bashës, tanimë drejtuar gjithë grupit parlamentar, ndërkohë që jemi të bindur se afera e eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është antike ndërsa e Lulzim Bashës me ta është së paku fotografike), po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë, në tre ditë për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave. Është përditë e më e qartë se përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij, thjesht na bën pis edhe ne duke lodhur e mërzitur shqiptarët. Ne do të përfshihemi më shumë me opozitën reale, e cila gjendet në territorin ku janë hallet e problemet e njerëzve”, thotë Balla. 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *