• |
ide | kryesore

“Terror në SHISH për nxjerrjen e emrit të Taulant Yaris si garanti i parave të drogës”

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha njofton për një fushatë terrori në SHISH, për të gjetur burimin e informacionit të Bashës në lidhje me miliona eurot që u kapën në portin e Durrësit. Berisha thotë se punonjës të SHISH janë marrë në pyetje për më shumë se 7 orë nën terror psikologjik. Ai i bën thirrje Komisionit parlamentar të Sigurisë të ndërmarrë me urgjencë hetimin e terrorit që po ushtrohet në SHISH ndaj punonjësve që dyshohen se kanë nxjerrë emrin e kreut të Grupit të PS, Taulant Ballës, si ‘garanti”.

“Terror i egër në SHISH për nxjerrjen e emrit të Taulant Yaris/Gjurës/Hoxhës/Jasharit/Ballës si garantues i parave të drogës! Prej tre ditësh, me urdhër të Edvin Kristaq Ramës, ish-xhelatët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, aktualisht drejtorë kryesorë në Shërbimin Informativ, ushtrojnë një terror të paparë ndaj punonjësve të këtij Shërbimi tek të cilët ata dyshojnë se kanë informuar Bashën për emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milionë euro para droge, bazuar në informacionet e dhëna nga shërbime partnere.

Procedurat e terrorit psikologjik që përdorin ish-xhelatët e Sigurimit të Shtetit konsistojnë ndër të tjera në seanca të zgjatura edhe deri në 7 orë pyetjesh dhe kërcënimesh të paktën deri dje mbasdite në katër raste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të ish-xhelatëve të Sigurimit të Shtetit ndaj punonjësve të pafajshëm të SHISH për të mbrojtur Taulant Yarisin, i bëj thirrje deputetëve të Komisionit parlamentar të Sigurisë të ndërmarrin me urgjencë hetimin e këtij terrori të paparë dhe të informojnë sa më shpejt publikun për këtë veprimtari terroriste të Sigurimit të Shtetit në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar!” shkruan Berisha.



8 Comments

  1. o berish
    ke fryk se ta gjejn ate dixhitalin ne njelesh pa lajme masanej
    po i dit do ta gjejn o burr
    se kto spajunat e kon per zakon qi kur bje nji bos fillojn me i spijunu bosit tjeter

    1. basha e ka morr-ik shko pastro qenefin se balla e rama dhjer nga goja e bytha jan,se parat trafikantet ju kerkojn.per 3,6 milon rames e balles ter farefisin ja qijn ne byth siq jan duke ja qir,se kaq posht nuk bjer nje kryemut si rama,krymb qenefi si ruqi qe nuk guxojn as edhe nje cironk te burgosin e lere peder kriminel pundhenes te rama,ruqi,xhafa balles.

  2. o Esat pash Berisha, nje shtet funksionon me ligje. te gjith jan te barabart para ligjit perfshir ty qe ja ke hedh bythes deri tani. nqs spiuni apo spiunet e tu bejn pun te dyfisht (edhe si spiun dixhital) ne shkelje te ligjit, duhet te denohen si gjith te tjeret. je mesuar me rum pall ti po ligji duhet te filloj te zbatohet me ju politikanet te majt e te djatht qofshin, jo tu bejr vetem fukarenjve qe spaguaj dritat. 90% i establishmentit politik post-komunist (PD, PS, LSI, PR etj) keni ber zullume dhe duhet te paguani qe te fillojm ne te tjeret te mendojm e besojm se vertet po behet shtet. sa te jesh ti verdall me gjith te tjeret si puna jote, do te thot qe akoma skemi filluar te bejm shtet.

  3. ja ky ia dha sinjalin spiuneve te vet se do i mbroj me sa te ket mundesi qe te mos dekurajohen si spiun dixhital.

  4. O Zoti Berisha ka ardhe koha e vitit 90 tani keto fare keqe komunste duhet zhduke me rrenje jo si nexhmija per kafe eshte bere jete a vdekje

  5. Ke te drejte doktor por kopsiti disa prova dhe fakte, atehere Yarisi shkon tek vendi. Si thua? Ne presim qe kriminelet politik te jene prapa hekurave. Vetem me prova te pakundershtueshme zgjidhet ngerci dhe qytetari dixhital shkon ne muze.

  6. Kur lexoj komentet e Berishes i ngaterroj me komentet e ari-t mbasi te dy shkruajne me te njejtin stil.
    Komplimentet e mia ari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *