• |
ide | kryesore

4 banka të nivelit të dytë të dyshuara për pastrim parash

Lajme, Të fundit



Banka e Shqipërisë ka lëshuar alarmin se disa banka në vend kanë rrezik të lartë për pastrim parash. Konkluzioni ka dalë pas një vlerësimi të kryer në 60 subjekte financiare të vendit, mes të cilave 16 banka, 31 Institucione Financiare Jo Banka dhe 13 Shoqëri Kursim-Krediti.

Sipas vlerësimit, përfundimet e të cilit janë publikuar në raportin vjetor të mbikëqyrjes nga inspektimet ka rezultuar se gati gjysma e institucioneve financiare në Shqipëri kanë rrezik të lartë për t’u përfshirë në pastrim parash.

“Vlerësimi i integruar rezultoi me rrezik të lartë për 29 subjekte, nga të cilat 4 janë banka dhe pjesa tjetër IFJB dhe SHKK,” thuhet në raportin e BSH.

Sistemi i vlerësimit të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit konsiston në integrimin e vlerësimit për sasinë e rrezikut dhe vlerësimit për cilësinë e administrimit të rrezikut, për të dhënë një vlerësim final.

Sipas vlerësimit, në katër banka, emrat e të cilave janë mbajtur konfidenciale, rreziku për pastrim parash dhe financim terrorizmi është i lartë, ndërkohë që masat e marra për parandalimin e pastrimit të parave janë të pamjaftueshme.

Transferta të dyshimta

Pjesë integrale e vlerësimit të rrezikut për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit ka qenë edhe vlerësimi i integruar i transfertave të kryera nga bankat dhe subjektet e tjera financiare.

“Vlerësimi i integruar i transfertave, rezultoi me rrezik të lartë për 14 subjekte, ku përfshihen 10 banka dhe 4 Institucione Financiare Jo Banka,” thuhet në raportin e BSH.

Sipas vlerësimit, problematikat e identifikuara gjatë inspektimeve në vend për parandalimin e pastrimit të parave në banka kanë qenë kryesisht të lidhura me: justifikimin e transaksioneve të kryera për punonjësit e bankës; mospërputhjen e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij; disponimin e dokumenteve që provojnë burimin e fondeve, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike (cash) në llogaritë individuale dhe tregtare etj.



6 Comments

  1. Union Bank e Mond dhe Niko Lekes. Varuzhanit te Ornela Liperit do i dale emri gjithashtu.

    1. Te ishte botuesi i Monitorit pastrues parash, do e kishte nxjerre menjehere publik Rama. Qetesohu se nuk eshte ashtu.

      1. Nuk eshte aq e thjeshte te vesh gishtin mbi nje banke per pastrim parash sepse njolloset sistemi dhe humbet besimi i popullates mbi bankat. Dalja e tyre nga skema behet ngadale me “marrveshje” ose dyke ndryshuar pronar ose duke u perthithur nga nje banke tjeter. Ramen nuk e shqeteson Monitori qe shitet nen koste dhe nga vitit ne vit ne bilance mbart 40 000 kopje gjendje.

  2. Folni pakez per ABi, benk, se si e nisie ku ka vajtur me rritjen mafioze te fondit nga te ardhurat e parave te droges, e qe investohen, apo jepen me kredi. Per kete nuk na flisni, sepse eshte ne borddrejtues z e pare e mafiozit qe na derdellis tere ditet per investime, e zhvillime, por qe e mbshtet tetk kjo pasuri e piset e shpelarie parash. Kemi nje bange qe nuk eshte e sinqerte vete ne punen e bilancet e saj.

  3. Folni pakez per ABi, benk, se si e nisie ku ka vajtur me rritjen mafioze te fondit nga te ardhurat e parave te droges, e qe investohen, apo jepen me kredi. Per kete nuk na flisni, sepse eshte ne borddrejtues z e pare e mafiozit qe na derdellis tere ditet per investime, e zhvillime, por qe e mbshtet tetk kjo pasuri e piset e shpelarie parash. Kemi nje bange qe nuk eshte e sinqerte vete ne punen e bilancet e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *