• |
ide | kryesore

A po e tradhëton Bella The Weeknd me Drake?!

Arkiva



Albumi i dyfishtë i Drake “Scorpion”ka vetëm dy ditë që është lançuar e megjithatë është e vetmja gjë për të cilën nuk ndalohet dot së foluri.

Pasi të gjitha këngët u publikuan në platformat muzikore, fansat e reperit nisën t’i dëgjonin e t’i analizonin me imtësi. Ata kanë vënë re se kënga e tij e quajtur “Finesse” duket se i kushtohet modeles Bella Hadid për të cilën Drake është përfolur se kishte një lidhje të fshehtë.

Në këtë këngë flitet për sytë e saj si mace, për pasarelat më të famshme të modës ku ka shkelur si edhe për motrën e saj Gigi Hadid. Këto detaje kanë bërë xhiron e rrjetit dhe askush nuk ndalon dot së folur për këtë projekt muzikor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *