Nje i ri 24-vjecar ka humbur jeten ne aksident, pasi automjeti qe drejtonte doli jashte rruges. Ngjarja e rende ndodhi rreth orës 02:25 në vendin e quajtur Zhym në Lushnje.
Sipas te dhenave te para shtetasi me iniciale V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, humbi kontrollin e mjetit tip “Fiat punto” dhe ka dalë jashtë rruge. Policia njofton se per pasoje 24-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Ndërsa pasagjeri me iniciale L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve”- ben me dije policia. Nderkohe kane nisur hertimet per zbardhjen e plote te shkakut te aksidentit.