• |
ide | kryesore

Analiza e Patozit/ Përse ky Botëror ngjan me zgjedhjet në Shqipëri

Lajme



Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka hequr një paralele mes Botërorit të Rusisë dhe zgjedhjeve në Shqipëri. Në dukje shumë larg, por sipas ish-deputetit demokrat ka një ngjashmëri me dëshirën për të mos mbështetur atë që është “më i miri”.

“Vini re çfarë histerie ka tek ne për skuadrat e mëdha që eliminohen nga botërori. Një gëzim i habitshëm ky, sepse pothuajse nuk kujtohet njeri fare për ata që fitojnë kundër tyre.

Pak a shumë kështu na ndodh edhe me zgjedhjet, në të cilat shkojmë kryesisht për të votuar kundër dhe jo për të vlerësuar dhe respektuar më të mirin.

Ndaj edhe punët na shkojnë njësoj si ata që humbasin shumë kohë përpara se të nisin botërorët. Sepse dimë vetëm se çfarë urrejmë, por jo se çfarë duam” – shkruan Patozi. ©LAPSI.al.



3 Comments

  1. Po kur militoje zoterote, ishit zgjedhur per ASA, por demokracine e bete sipas deshires se postit e shoqerise. Edhe ju kue zgjidheshit nga ne gjoja, keshtu e bete jeten ne politike,, si ky kampionat boteror. Jep mend me ato qe i ke bere vete, por eshte koha qe nuk ta vare me njeri. Suksese ne jete, se politikes i ke vene kapak me keto qe po na shfaq nga nje here, sa per te na hequr mallin. Heren tjeter na gjeje ndonje borsalete qe te na besh te qeshim.

  2. Ky more njerez thote ;A doni me per Belulin-batuta e aktorit Fuat Boci tek monologu me te njejtin titull.Sikur Patozi na paskerka qene me i miri .ndoshta dhe mund te kesh, qene se sic kam shkruar me perpara ne komentet e mia nuk me ardhi mire qe -Lulushi -te hoqi nga lista e kandidateve per deputet -Por ama -z-Patozi ti e bere si ajo lopa qe e mbushi bidonin plot me qumesht dhe ne fund e shkelmoi e derdhi .

  3. patoz shko mbaji zhelet roshit e doshit se po i bien gati pertoke nga qirja qe po i bejn rames e erionkes,ama kujdes se roshi e dosi ta fusin edhe ty edhe pse po ben tifo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *