• |
ide | kryesore

Argjentina me Messin, pa Higuain, francezët mesfushë force

Rusi 2018, Sport



Në Kazan Arena nisin 1/8 e finaleve të Botërorit Rusi 2018, me një ndeshje për të mos u humbur. Argjentina e Franca kërkojnë të justifikojnë pritshmëritë e ndërtuara ndaj tyre në këtë turne. Les Bleus janë ende të pamundur, ndërsa amerikanojugorët duhet të tregojnë se pas grupeve janë një tjetër skuadër.

Tekniku, Jorge Sampaoli, ka bërë të tjera lëvizje, duke e ndryshuar edhe një herë 11-shen titullare. Higuain mbetet sërisht në pankinë, bashkë me Dybala, ndërsa nga minuta e parë është Pavon. në qendër të sulmit do të luajë Lionel Messi, njeriu ku argjentinasit kanë gjithë shpresat për të fituar Kupën e Botës.

Në anën tjetër, Deschamps ka bërë gjithcka me siguri në grupe dhe e ka konsoliduar formacionin. Matuidi për Tolisso është lëvizja e vetme e teknikut në një mesfushë me tre lojtarë, ndërkohë që Giroud do të luajë i mbështetur nga Griezmann e Mbappe. Në mbrojtje edhe njëherë besim për Lucas Hernandez në vend të Mendy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *