• |
ide | kryesore

Dy paradokset e Ramës për negociatat

1, Ide



Qeveria shqiptare po ndjek një strategji komunikimi kundërthënëse për t’i shpjeguar publikut shqiptar atë që ndodhi në takimin e Luksemburgut me negociatat.
Nga njëra anë Rama dhe Bushati po e shesin verdiktin e marë si fitore. Ata brohorasin për premtimin se negociatat do të hapen qershorin e ardhshëm. Ata thonë me krenari se ulja në tryezën e bisedimeve ndërqeveritare do të bëhet pas 18 muajsh. Pra ky rrëfim mbështetet në tezën e një suksesi të pamohueshëm.

Por, nga ana tjetër ekziston edhe një rrëfim i dytë, ai i justifikimit të dështimit që po përpunohet me anë të mediave pro qeveritare.

Fakti se vendit tonë do t’i duhet të presë së paku edhe një vit, se mbi të rëndojnë sërish kushte që duhen ekzaminuar, se e ardhmja nuk është aspak e sigurtë dhe fakti se data e premtuar mund të mos bëhet kurrë datë e ekzekutuar, e ka detyruar qeverinë të përpunojë edhe një version disi më konspirativ.

Sipas kësaj narative, qarqe albanofobike, që përdorin standarte të dyfishta nga ato që kanë zbatuar për Serbinë dhe Malin e Zi, që nuk i duan as Shqipërinë dhe as Kosovën, sepse janë myslymanë, e penalizuan vendin tonë pa të drejtë (video poshte).

Në fakt, në këtë shpjegim që po infiltrohet mediatikisht, jo të gjitha faktet janë për t’u neglizhuar.

Askush nuk mund t’a mohojë se insistimi negativ i Francës dhe Holandës deri minutat e fundit të Këshillit të Marëdhënieve të Përgjithshme, nuk qe pre e halleve të politikës së tyre të brendëshme.

Askush nuk mund t’a mohojë se rritja e forcave të ekstremit të djathtë dhe forcimi i tyre përpara zgjedhjeve të parlamentit europian në verën e ardhshme, kanë qenë shqetësime parësore në vendimarrjen e Macronit dhe Mark Ruttes.

Askush nuk mund ta mohojnë se në minutat e fundit, në Luksemburg, u gjet një zgjidhje që do t’i lejonte këta udhëheqës europianë t’i thoshin elektoratit të tyre se Shqipërinë e penguan dhe nga ana tjetër, qeveritarëve tanë të bërtisnin se negociatat u hapën.

Pra, në këtë këndvështrim, mund të thuhet me plot gojën se, vendimi për ne nuk u mor vetëm mbi performancën e qeverisë, mbi arritjet apo mëkatet e saj, por ai qe gjithëashtu pjesë e një politike më të madhe që i kapërcen interesat dhe fatin e Shqipërisë (lexo poshte).

Reuters zbulon prapaskenat/ Si u mor vendimi për negociatat me Shqipërinë

Pikërisht në këtë pikë do të duhej të niste një debat racional, i arsyeshëm dhe produktiv për verdiktin negativ që morëm nga Europa.
Në një debat të tillë do të duhej të diskutohej se ku është sakrifikuar ëndrra jonë për lojën e politikës së brendshme të Francës apo Holandës? Se deri në ç’pikë insistimi i tyre ka qenë vendimtar?

Por më tej, do duhej të kishim pasur edhe një debat tjetër: atë se pse ne qenkeshim shëndërruar në problem për një pjesë të konsiderueshme të elektoratit francez dhe holandez? A kemi përgjegjësi që jemi kthyer në eksportuesin kryesor të kriminalitetit në vendin e tulipanëve? A kemi përgjegjësi që çojmë më shumë azilkëkrues në Francë se sa vendet në konflikt, si Siria apo Iraku? A jemi në gjendje ne t’a shmangim imazhin e një qeverie të lidhur me drogën dhe të një kryeministri që luftën ndaj krimit e ka shndërruar në farsë, siç u tregonte lexuesve francezë e përditshmja Liberation (lexo shkrimin poshtë)?

Shkrimi bombë i francezes «Liberation»: Edi Rama, farsa e luftës me trafikantët

Ky lloj bilanci, se ku n’a kanë rënë qafë me pa të drejtë, por mbi të gjitha dhe sidomos për këtë: se ç’duhet të rregullojmë vetë që ky dështim të mos përsëritet, do të kishte qenë terapia më e mirë pas kësaj disfate. Por, ky debat real u la krejtësisht në hije. Sepse Edi Rama zgjodhi edhe njëherë rrugën e mashtrimit, për të bërtitur fitore. Dhe prandaj ai tani është detyruar të përdorë një strategji komunikimi paradoksale: nga njëra anë të shpallë suksesin dhe nga ana tjetër të prodhojë teori konspirative që justifikojnë dështimin.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. A e shikoni fotogrfine e Andi Kapo- Bushati me lart! Syte blu si te nje vajze pornostar, 3 dite parojtur mjekren kerkon te duket si i “pavarur” por medioker! I shitur te Saliu dhe funderinat e Shqipeirise Andi po ben epoke per servilizmin dhe poshtersine e tij !Me falni per fjalorin por keto jane fjalet me te buta qe mund te perdor! Keta jane vene ne preherin e vrasesit Sali! Por nuk eshte vetem! Tani i Rudines i eshte ngjitur prapa! Tosi i Todit gjithashtu! Zheji per Arthur e kam fjalen! A thua qe keta jane njerezit qe vendosin moralin ne Shqiperi apo kane zili Ramen qe u be k/minister dhe nuk u dha postin qe “meritonin”?! llymi po mundohet te ngrihet dhe te na fundose perseri si ne 1997ten! Prisni tani kur te komentoje “funderina” ari, i pa emer,inteligjenti etj. njerez te “ditur” analfabete te Brrishs!

    1. Të ishe vetëm një rrugaç injorant ti që shkruan medemek në emër të Fatosit apo Andit për “ti tallur” këta, do të ishte gjysma e së keqes. Po ti je një kopje e ndyre e gjysmakut psikopat Edrama,
      Edrama nuk është veç se një psikopat me kartelë mjeksore, pa asnjë profesion e që zanatin e piktorit filloi ta ushtrojë vetëm pasi u bë kryeministër, duke e bërë kryeministrinë galeri arti të paçavureve të tij, e me paratë e taksave bredh nëpër botë për të hapur eksopzita po me ate paçavure që nuk i sheh askush.
      Profesor doktor Berisha, ka qenë një mjek i shquar jo vetëm për nivelin e aftësive të tij profesionale, por edhe si një mjek human, që nuk bënte dallim të pacientëve se kush është një qytetar i thjeshtë, e kush është antar byroje.
      Është ndër të parët intelektuale të kohës së diktaturës, që me kurajo e guxim, duke e rrezikuar edhe jetën e tij, doli hapur kundër shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve nga regjimi komunist monist e kërkoi pluralizmin demokratik.
      U bëre ti një mizë kail, një parazit i ngjitur në bythën e Edi Ramës, që të shtrembërosh emrin e doktorit e ta quash Brrish.
      Mbiemri Berisha, është mbiemri më i përhapur në Shqipërinë verilindore, përfshi Kosovën.
      Ka qindra e qindra shqiptarë me këtë mbiemër që janë dëshmorë të luftës kundër pushtuesit turk e serb, por edhe kundër komunizmit.
      Ka bërë vërtetë një gabim të madh Berisha, ndoshta i ndikuar nga misioni humanist i profesionit të tij.
      Sëpaku për nja 5 vitet e para pasi shkoi në të sëmës Byroja politike, të gjithë kriminelët e PPSH, e oficerët apo hetuesit e sigurimit të cilëve ju është vërtetuar se kanë vrarë, burgosur e internuar me mijra familje shqiptare të pafajëshme, t’ju a kthente po me ate monedhë.
      Të pushkatonte ata që kishin prirje më të hapura kriminale sadiste, të fustë në burgim të përjetshëm cilindo që qoftë edhe kishte urdhëruar që të pushkatohet dikush, vetëm për mendim ndryshe, e pse jo edhe keta këlyshët e tyre si ky komentuesi që ju drejtova, të vuanin edhe këta nja dhjetë vjet internimi, siç kanë vuajtur fëmijtë e pafajshëm të elitës intelektuale e patriotike shqiptare.
      Kësisoj kafshësh si ky që shkruan këtu, nuk e kuptojnë lirinë e mendimit e të fjalës, si një e drejtë demokratike. që e sollën intelektuale të shquar të ish vendeve me regjim diktatorial komunist.
      Ky fundërina e kujton lirinë e shfaqjes së mendimit të njëllojtë me dacibaot e kohës së Enverit, apo ndyrësirave që shkruanin fëmijë rrugaçë në muret e haleve, me gishtat e përlyer me m…..

    2. Ti duhet të jesh shumë idiot që nuk e ke kuptuar se Bushati nuk është Me Sali Berishën, biles, në 21 Janar Berisha e akuzoi se bashkëpunonte me edvin kokainën.
      Por për lapangjozët e trashë rilinda çdokush që përpiqet të thotë të vërtetetën është me Sali Berishën.

    3. Ti duhet të jesh shumë idiot që nuk e ke kuptuar se Bushati nuk është Me Sali Berishën, biles, në 21 Janar Berisha e akuzoi se bashkëpunonte me edvin kokainën.
      Por për lapangjozët e trashë rilinda çdokush që përpiqet të thotë të vërtetetën është me Sali Berishën.

  2. O kurve e kuqe ! I jati Edi rames ka Firmose te varen njeres poet ! Eqerem Cabej Aleksandar Xhuvani Odhise Paskali njeres me te medhenj te kombit nuk moren me plislliqe qe te Benin jete me te mire ! Po jetonin me djerse jo me kurvlliqe si I jati kurves kryemister ! Qe ka ndare 5 gra njeres ja ka bere burrin minister nga halli se I thote nuk te punonte hajdari! Mashtrusi done kuksianet qe ju dridhte zeri !

  3. Me bejet qejfi qe shume komentues komuniste socialiste ramiste merobaziste e endrifugiste komentojne sa u do qejfi ketuvte Lapsi.al!
    Me vjen mire, se nese une dua te postoj te Tema a Dita etj, nuk ta postojne fare opinionin!

  4. Doktor Berisha?! Eshte vrases, kriminel mafioz dhe tradhetar! Dhe ju jeni llymi i shqiptareve!

  5. O bushat ase te qine ase te Leshon o lali dhe lulkuqet e rames do te kishin zili. Ato te pakten e shprehin rama eshte i keq por fajin eka saliu kurrë ti cfare ke shkruar mbasi nje te denuari per krim prokurori i ka shfuqizuar nenet gjykata cfare do beje ate ke bere dhe ti kure thua fajin eka. BE Pastaj i futesh rames. Qofeshe ti që je. Hajte shendet

  6. Ti kurva kuqe qe permend lubonjen ! Rraca poshte e juaja vrau internoje me mijra jane vrare te pakten 10 mije shqiptare me mijra ne burgje ! Ju plerat e kuqe duhet ti ngrini lapidar berishesh se nuk ju preku ju mbrojti ! Se qe tjeter duhet tju kishte vare neper shtylla me aq te keqia qe I bote ketij vendi ! Ju fara e qelbur keni perzene 2 milion njeres nga ajo toke ! Ptu fare poshter plera komuniste

  7. Ti kurva kuqe qe permend lubonjen ! Rraca poshte e juaja vrau internoje me mijra jane vrare te pakten 10 mije shqiptare me mijra ne burgje ! Ju plerat e kuqe duhet ti ngrini lapidar berishesh se nuk ju preku ju mbrojti ! Se qe tjeter duhet tju kishte vare neper shtylla me aq te keqia qe I bote ketij vendi ! Ju fara e qelbur keni perzene 2 milion njeres nga ajo toke ! Ptu fare poshter plera komuniste

    1. O Beni tirone dhe pastaj Nasi! A e kupton qe je gjysem analfabet! A e kupton se s’di te perdoresh kompjuterin dhe nuk di te shkruash! Kur te mungojne keto dy cilesi per c’do kend sot si merr guximin te komentosh kur je injorant?! A e di ti qe Todi dhe Tosi kane qene pjese e nomeklatures komuniste te enverit? A e di ti pse ka hyre ne burg Tosi! Kellira saliniane!

  8. Fare keqe !! Me qene qe merresh me rroge qe te shkruash ne portale,une shkruaj nga cellular , Po ti nuk merresh me thelbin po me bythqimlliqe alla perverse! Rraca jote komuniste e ndyre I ka bere ketij popullit Ate qe sja ka bere armiku me I eger qe jane Serbet qe ai kryetari jot vdes tja marri ne goje Vucicit ! Ptu rrace poshtes fare keqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *