• |
ide | kryesore

FOTO/ Celularë në këpucë dhe tenxhere, shpikjet e të burgosurve shqiptarë

Lajme, Të fundit

Çdo ditë në burgjet shqiptare hyjnë 600 persona, të cilët takojnë të afërmit e tyre, qofshin ata të dënuar apo të paraburgosur.
Në këto takime ata sjellin veshje ose ushqime, por ka nga ata që tentojnë të fusin sende të ndaluara dhe më të preferuarat janë aparatet telefonike dhe droga.

Mbi 100 telefona sekuestrohen çdo muaj, në përpjekje për të përfunduar në dorën e një të burgosuri. A ju ka shkuar në mend se telefoni mund të fshihet edhe poshtë shollës së këpucëve, në fundin e dyfishtë të një tenxhereje, apo brenda një patateje, apo pincat të ngjiten brenda në atlete.


Gjithashtu, Arben Çuko tregon se ka raste kur edhe një kungull mund të mbushet me hashash, po ashtu edhe specat. Pas kësaj, perimet ngjiten sërish sikur sapo të jenë këputur nga kopshti.

Edhe mollët kane vlerë tjetër në burg, pasi një i burgosur i fermenton dhe i bën raki qelie dhe kjo është tenxherja gati për pijen.

Në fund për ëndrrën më të madhe të çdo të dënuari, si të arratisesh? Ideja më e varfër është krijimi i një gërsheti me çarçafë, ose një skemë me stilolaps e strukturës së burgut. /Top Channel

Pinca të fshehura në atlete
Celular i futur në patate

 

 

1 Comment

  1. kjo i pelqen shtetit per korupsion, HAP DYQAN BURGU KU MUND TE BLESH CFARE TE DUASH , DHE TE BESH POROSI……..PRANO QE TE BURGOSURVE TU OFROHEN VETEM LEKE, NE FORME CEKU. ….PARANDALOHET 90 PERQIND E KORUPSIONIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu