• |
ide | kryesore

Grabitja e Postës në Durrës, autorët u përplasën me armë me policinë, plagoset efektivi

Lajme, Të fundit

Zbulohen detaje të reja nga grabitje e Postës në lagjen nr.18 në Durrës, dy ditë më parë. Autorët kanë hyrë me forcë në ambientet e postës dhe kanë rrëmbyer paratë.


Grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes pas grabitjes me një mjet tip “Benz” të vjedhur në Lushnje dhe të pajisur me targa të viedhura në Laç.


Gjatë ikjes, në ndjekje të tyre është vënë policia. Në ndjekje e sipër, grabitësit kanë përplasur një polic i cili po i ndiqte me motor.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur në këmbë efektivi Julian Kastrati, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se autorët në afërsi të vendit të quajtur “Vask e Peshkut”, ata kanë braktisur makinën ndërsa kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë.

Nga kontrolli i ushtruar në makinën e braktisur janë gjetur sende të rënda si leva, që dyshohet të jenë përdorur gjatë grabitjes.

Deri më tani janë të shoqëruar dy persona, të cilët janë marrë në pyetje lidhur me dijeninë që ata kanë për ngjarjen.

Në të njëjtën kohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e grabitësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.