• |
ide | kryesore

Kryemadhi i bën një kërkesë publike Metës

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë sot një kërkesë publike ndaj bashkëshortit të saj, Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në një dalje për mediat ajo i ka kërkuar kreut të shtetit të mos e dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar edhe nëse mazhoranca e miraton atë e vetme.

“Zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin e tij, që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, kështu që besoj se duhet të gjejë forca brenda vetes së tij, për ta rikthyer mbrapsht atë ligj”, – tha Kryemadhi.

Një kthim i mundshëm në Parlament nga presidenti thjesht do ta vononte për hyrjen në fuqi të ligjit. Me të njëjtin vullnet mazhoranca do ta votonte, ndërkohë që në mungesë të Gjykatë Kushtetuese funksionale, ankimimi nuk merr vlerë.



3 Comments

  1. I mbylli ato transaksionet e droges neper llogarit e fshehura ne amerik e panama kjo motra e filloi te bej gam gam prap tani per teatrin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *