• |
ide | kryesore

Policia Rrugore pezullohen 18 leje drejtimi, shkak shpejtësia dhe alkooli

Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e kryeqytetit vijon me aksionet për parandalimin e aksidenteve rrugore, teksa gjatë kontrollit të zhvilluar mesnatën e së premtes dhe të shtunës, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë ka pikasur disa mjete që udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas raportit të policisë, prej orëve të mbrëmjes së një dite më parë e deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune janë pezulluar 18 leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës thekson se, pavarësisht masave të marra prej tyre, gjatë ditëve të javës e kryesisht në fundjavë vijon sërish të ketë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin.

“Shpejtësia 143-179 km/h është e papranueshme, për më tepër në kushtet e lagështirës në rrugë. Festoni, argëtohuni, por mos abuzoni duke shkelur rregullat e Qarkullimit Rrugor”, këshillon policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *