• |
ide | kryesore

Shqiptari habit italianët pasi kthehet vullnetarisht në burg

Lajme, Të fundit



Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje rastit të një shqiptari 45-vjeçar i cili është rikthyer vullnetarisht në burg. Milto Dosi, nga Vlora ishte dënuar me 3 vite burg në Itali në vitin 2012 për çështje droge. Në vitin 2014 kur i kishin mbetur edhe 12 muaj për të vuajtur, u lira me kusht dhe u dëbua me penalitetin që të mos shkelte në Itali deri në vitin 2024. Por në 2018-ën i erdhi një urdhër për tu rikthyer në burg që vuante edhe pjesën e mbetur. Nuk e mendoi 2 herë dhe me një traget mbërriti në Ankona në stacionin policor të Pesaros.

Policët u habitën pasi me buzëqeshje u dha këtë përgjigje: “Në vendin tim u përpoqa të bëhesha shofer kamioni, si në Itali. Kur arrija në Gjermani, Francë, Austri, policëve u dilte para dekreti i dëbimit dhe më kthenin mbrapsht” – tha Dosti, duke shpjeguar vendimin e marrë.

“Nuk kisha asgjë për të ushqyer familjen time. Kështu që unë thirra avokatin tim dhe i thashë se nuk kisha zgjidhje, duhet te mbaroja dënimin që të mund te jetoja e punoja pa probleme” – thotë ai.

Gjykata e Pesaro ka urdhëruar që për momentin Milto Dosi të qëndrojë në shtëpinë e vëllait të tij, që jeton në Fano. Më 3 korrik ai do të paraqitet në gjykatë për t’iu përgjigjur për shkeljen e urdhrit të deportimit, me rrezikun e kthimit. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *