• |
ide | kryesore

Terror me maska në Durrës, lidhet kryefamiljari, i grabisin kasafortën dhe makinën

Lajme, Të fundit



Momente tmerri dhe paniku ka përjetuar në banesën e tij në fshatin Larushk shtetasi Nue Lata, i cili ka rënë pre e një grabitje me maska.

Katër persona të maskuar i kanë hyrë në banesë mbrëmjen e 28 qershorit rreth orës 21:40 dhe pasi e kanë lidhur e terrorizuar me armë i kanë grabitur kasafortën, brenda së cilës dyshohet të ketë pasur një sasi lekësh.

Burime policore bëjnë me dije se pas kësaj grabitësit kanë vjedhur edhe mjetin tip “Benz” me targë AA 642 HD të parkuar në oborrin e shtëpisë. Blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *