• |
ide | kryesore

Vdekja e shoferit të Xhafajt, reagon familja: Na lini të qetë të qajmë njeriun tonë

Lajme, Të fundit



Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë brenda makinës së tij, ka pasur një numër të lartë versionesh mbi ngjarjen.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e familjes së të ndjerit, të cilët kanë gjetur forcë për të kërkuar respekt për viktimën.

DEKLARATA

“Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone qe e kemi ne mes te shtepise!

Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje!

Por fatkeqesisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve qe te na lene te qajme njeriun tone.

Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij.

U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.

Per shpirtin e zi qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte.

Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja”, nënvizon familja e të ndjerit, në një prononcim për gazetën TemA.


8 Comments

  1. ore largohuni nga krimi se ju ik edhe tjeri qun.,se rama nuk e ka as qindrak dhimbje per te birin tuaj.ka qen dashur ta veni gishtin ne kok kur i keni hyr detyres me kriminel ,e vrases si xhafa,geroni,rama e olsi ,keta kujtoni ju se kot kan zgjedhur frrok,ndok,prenga,rosha,dosha.

  2. Familja duhet te rreagoje ndaj BYQIRIT Mero Baze. Nuk besoj qe familja ka kohe ne kete moment te hape televizorin apo te sbohe portalet dhe te kete kaq bezdisje. Luaj me te vdekurin dhe familjen Mero Baze te ka ardhur dita….
    Mjere kush beson te Rilindja….

    1. Tamam. A kanë dhimbje familja apo kanë kohë të lexojnë edhe lajmet, porka mundësi ndonjë i afërm rilindas i bën këto deklarata që kompromentojnë dhimbjen.

  3. O Malok nga trute, ku e pe ti mosrespektimin e te vrarit, apo te thuash qe e vrau shteti qenka mosrespektim sipas llogjikes tende, Mosrespektim eshte fshehja e vertete e krimit shteteror duke thene qe e vetvra me 3 plumba, gje qe dhe ti si rlindas qorr nuk e beson

  4. O Lapsi do humbni ndjekesit duke cituar Gazeten Tema. Ky “prononcimi familjes” duket qarte qe eshte sajese e Mero Bazes. Ne kete dite morti dhe te shume pikpyetjeve Familja as nuk kohe te shikoj “c’thote media”. Nuk dua te shfajsoj politiken, por keto sajime i ben vetem nje robqir si Bazja

  5. E qan familja me lot krokodili, po se kuptuan dot kush ja ka vrare le ta qajne sa te duan…Ne shqiptaret jemi te pafe… Edhe ne Sicili nuk do ndodhte keshtu…

  6. Le te na vrasin, por politika mos te na shtoje zine,,, Ky nuk eshte qendrim i popullit shqiptar edhe ne shekuj. Se nese ate te gjore e ka vrare dora e mafies, jo vetem politika por mbare populli duhet te shqetesohe, andaj, ai artikull, qe na serviret duket qe eshte dore e banditeve e zorraxhiut Merhum Bazes dhe e asnje tjetri, Eshte me tendenceqe te shuajn te verteten duke sulmuar politiken. Kjo eshte metoda e ketij pushtetiqe ka vene nen shinat e saje tere pushtetet, andaj e drejta zvarritet, e zvarritet deri s te humbase.Eshte e habiteshme qe me pese plumba te vrasesh vehten, kjo ndodh vetem me ;;;trmat mafioze qe e argumentojne keshtu. Zotrise i ndrite shpirti rinor, por fai do ngele jetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *