• |
ide | kryesore

Vdekja misterioze e shoferit, reagon Fatmir Xhafaj: Jam i shokuar, e kisha shumë të afërt…

Lajme, Të fundit



Zyra e Shtypit të ministrit të Brendshëm ka shpërndarë për mediat një reagim të Fatmir Xhafës për ngjarjen e rëndë; vdekjen e shoferit të tij Shkëlzen Qordja.

Më poshtë reagimi i plotë.

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prehsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vëllezërve, të afërmve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!



8 Comments

  1. Çudi se folesi i lajmeve te ores 15 ne TopChannel tha: “Nje shofer i ministrit Fatmir Xhafaj u gjet i vrare…”

  2. @MINISTER I BRENDSHEM,
    p.sh. presupozojme vetvrasje:
    – Çne qe shoferi yt u vetvra ???
    – Çne qe 1 djale i shkelqyer u vetvra ???

  3. Keshtu thoshte e dhe toto riina , kur lante hesapet me te tijet . Tipike siçiliane me te vetmin ndryshim se ketu e bejne ata qe jane te veshur me pushtet . Keta jane shume te frikshem por shume e me shume se mafia vete .eshte mafieshtet.

  4. Ue Njerezori minister
    I shokuari, kur eshte e provume qe e ka pezullu,
    Vrasjen per t’ I ‘mbyllur gojen’ shoferit qe e kercenoi qe do i tefterose hyneret, nuk e mbyll dot si me vellane Mafioz qe e coi ne burg me 10 vite Vonese.

    Po ti mor djale I shkrete, si kaq
    naiv kur ke pa e ba aq pune mafioze…

    Ngushellime familjes.

  5. MBULO M>ME SHURRE
    KETA TE VRASIN NATE E TE QAJNE DITEN >
    ESHT ENVERIQE VEAU MINISTRI PER FJALE GOJEC QE DYPLUMBA NUK E VRET NJERIU VETEN>
    DR ANAGNOSR
    MIS MASHTRONI ME THATRIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *