• |
ide | kryesore

Video/ Argjentina mësoi “Marsejezën” e Francës

Sport, Video



Franca është cerekfinalistja e parë e Rusi 2018. Ishte ndër pretendentët kryesorë, por asnjëherë si tani me 4-3 ndaj Argjentinës, që e fshiu Messin dhe të tjerët nga Botërori me stuhinë e krijuar nga shpëjtësia e Mbappe. 1/8 e finaleve u hap me një betejë në të cilën Les Bleus treguan forcë, klas, karakter dhe vullnet për ti çuar gjërat si duhet, edhe në momentin më të vështirë.
Franca ekzaltohet në ndeshjen e rëndësishme, duke kompletuar pazëllin e mendimeve të teknikut Didier Deschamps, për mungesën e efektshmërisë së sulmuesve të tij, me 4 gola që nuk i dhanë mundësi Argjentinës.
Deschamps nuk u frikësua nga kthimi i Argjentinës së Messit, pas fitores me Nigerinë dhe 4-3-3 i teknikut me Kante hije e numrit 10 argjentinas ishte dominues, në impaktin e parë të lojës, pavarësisht se i kishte lënë territorin amerikanolatinëve. Zotërim topi por kurrë të rrezikshëm lojtarët e Sampaolit, që ranë nën stuhinë e sulmeve të Mbappe i pandalshëm nga mbrojtësit statikë të Argjentinës.
Ndoshta të gjithë prisnin magjinë nga Messi, por në skenë u ngrit ylli i Paris Saint Germain, që pothuaj shpartalloi i vetëm prapavijën e Albiceleste. 11 metërsh i fituar, dy gola dhe shpejtësi supersonike, të cilën Rojo Otamendi e më pas edhe Fazio nuk mundën as ti qendronin pranë.
Shanset e saj Argjentina i përdori, por në të gjitha rastet, edhe në golin e Di Marias nga distanca, edhe në avantazhin provizor me fat të Mercados, skuadra e Sampaolit ishte individuale. Aguero u fut shumë vonë e golin në shtesë e shënoi sa për ti treguar Sampaolit sa gabim veproi duke e mbajtur në pankinë, Higuain e Dybala nuk e panë fushën fare, ndërsa Messi kishte mundësinë e fundit për ti dhuruar vetes dhe Argjentinës Kupën e Botës, por sic duket është fundi i një epoke të dominuar nga numri 10 argjentinas dhe skena në Kazan Arena ishte e gjitha e Mbappe.

https://www.youtube.com/watch?v=V3ZpfGQPFy8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *