• |
ide | kryesore

Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, shoqërohen në polici punonjës të Gardës

Lajme, Të fundit



Të tjera zhvillime ndodhin në lidhje me vdekjen e 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja, punonjës i Gardës dhe shofer i ministrit Fatmir Xhafaj, i cili u gjet me një plumb në kokë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se policia ka shoqëruar disa punonjës të Gardës të cilët do të merren në pyetje në lidhje me këtë rast.

Ndërkohë ministria bëri me dije se sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.



1 Comment

  1. pastaj muti i stalinit rama thot evropa nuk po na pranon.vellau i ministrit dhjerje enveri trafikant,shoferin i vrasin dhe fajin holanda e franca ja kan.dhe kush i zgjodhi keta vrases si frrok,rosh dosh pos jashteqitja e stalinir edvin qelbesir ramaaaaaaaa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *