• |
ide | kryesore

Zbulohet projekti/ Në Tiranë – Elbasan do ndërtohet një tjetër tunel për 4.6 milionë $

Lajme, Të fundit



Në rrugën Tiranë – Elbasan, do të ndërtohet një tjetër tunel. Këshilli Teknik në Autoritetin Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e ndërhyrjes në rrëshqitjen e ndodhur vjeshtën e vitit të shkuar në Mamel, në korsinë që lidh Elbasanin me Tiranën.

Studimi gjeologjik në këtë zonë konstatoi se rrëshqitja ishte serioze dhe se pastrimi i gurëve të rënë rrezikonte të shkaktonte rrëshqitjen e të gjithë shpatit të malit. Tuneli do të jetë i ngjashëm me zgjidhjen e dhënë në rrugën Lin – Pogradec dhe do të kushtojë 4.6 milionë dollarë.

Mësohet se në Këshillin Teknik u paraqitën dy zgjidhje, njëra për ndërhyrjen në shpat dhe tjetra ishte ndërtimi i një tuneli të hapur dhe të shkurtër vetëm në njërën anë të korsisë.

Projekti i zbatimit është në fazën e mbylljes dhe pas disa ditësh do të hapet tenderi për të kontraktuar kompaninë që do të zbatojë projektin. Pas 7 vjetësh rruga Tiranë – Elbasan parashikohet që të mbarojë këtë vit. Në total vepra i ka kushtuar buxhetit të shtetit 450 milion USD.



2 Comments

  1. 5 vite qelbesira rama vjedh ne njeqind metra shembje.paramendo 5 vitr per 100 metra.keta edhe dheun e drogojn e lere njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *