• |
ide | kryesore

Zemër artë, Mbappe bën të paimagjinueshmen

Rusi 2018, Sport



Kylian Mbappé mund të jetë ndër lojtarët më të rinj të Botërorit, por veprimet e tij tregojnë maturi dhe sensibilitet. Sulmuesi i Francës ka bërë të ditur gatishmërinë e tij për të dhuruar të gjithë bonusin që mund të përfitojë nga Botërori për bamirësi. Nuk bëhet fjalë për dicka të re për sulmuesin në fakt, gjithnjë shumë i kujdesshëm për njerëzit në nevojë. Në vecanti, shoqata Premiers de Cordée, që ndërmerr inisiativa sportive për fëmijët në spitale dhe fushata sensibilizuese për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Për cdo ndeshje me Kombëtaren, lojtarët francezë përfitojnë rreth 20 mijë euro. Shumë, të cilën Mbappé do ta xhirojë të gjithën për shoqatën, duke qenë se e konsideron se nuk duhet të përfitojë pagesë për të përfaqësuar fanellën e kombit. Bonusi që do të marrë e gjithë skuadra franceze në rast të fitores finale të trofeut është gati 300 mijë euro për cdo futbollist.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *